LAJMI I FUNDIT:

Pritet të shtyhet afati për kufizimet tregtare SHBA-Kinë

Pritet të shtyhet afati për kufizimet tregtare SHBA-Kinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të konsiderojë shtyrjen e afatit të 2 marsit për tarifat për produktet kineze nëse këto dy vende arrijnë një marrëveshje.

Trump zbuti qëndrimin e tij mbi luftën tregtare me Kinën duke thënë se ai është i pajtimit për ta lënë të hapur afatin përfundimtar, por se nuk preferon ta bëjë.


Gjithashtu ai tha se Pekini dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje.

Kur u pyet nëse do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping në fund të muajit mars, Trump, tha se deri më tani nuk është si sigurt, shkruan CNBC, përcjell Telegrafi.

Vazhdon diskutimi SHBA-Kinë për konfliktin tregtar
Lexo po ashtu Vazhdon diskutimi SHBA-Kinë për konfliktin tregtar

Afati i 2 marsit është vendimtar në negociatat mes vendeve pasi tarifat e SHBA-së për mallrat kineze do të rriten nëse një marrëveshje nuk do të arrihet më parë. Bisedimet tregtare ende janë në zhvillim, pasi të dyja palët nuk kanë hartuar akoma një marrëveshje që specifikon çështjet për të arritur një marrëveshje.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, tha se ende ka dallime të mëdha ndërmjet SHBA-së dhe Kinës për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Trump optimist për arritjen e marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë
Lexo po ashtu Trump optimist për arritjen e marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë

Ai shtoi se Trump është optimist në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare. /Telegrafi/