LAJMI I FUNDIT:

Pritet të mbahet ankandi për emetimin e letrave me vlerë prej 20 milionë euro

Pritet të mbahet ankandi për emetimin e letrave me vlerë prej 20 milionë euro

Ministria e Financave njofton se më 23 tetor 2018 do të mbahet ankandi i tetëmbëdhjetë me radhë për vitin 2018. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, përcjell Telegrafi.


Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e Letrave me Vlerë, ministria e Financave tregon se duhet kontaktuar ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/