LAJMI I FUNDIT:

Prishtina nënshtron kampionin aktual në ‘Riza Lushta’ në derbin e javës

Prishtina nënshtron kampionin aktual në ‘Riza Lushta’ në derbin e javës

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka fituar derbin e javës në Superligës e Kosovës në futboll në udhëtim ndaj Trepçës ’89 me rezultat 2-0 me dy golat e sulmuesit Ahmet Januzi. 

Klubi më i madh në Kosovë e nisi furishëm takimin duke gjetur shpejt golin e epërsisë më anë të sulmuesit Ahmet Januzi, i cili shënoi gol me kokë në minutën e gjashtë pas asistimit të Liridon Fetahajt.


Pas këtij, vendasit u munduan të manovrojnë për të gjetur golin e barazimit, por rasti më i mirë i Përparim Islamit (33’) përfundoi në pingule.

Në anën tjetër, bardhekaltrit e gjetën edhe golin tjetër, kur në minutën e 35-të Januzi gjeti edhe golin e dytë personal pas një kundërsulmi duke quar skuadrën e tij në pushim me dy gola epërsi.

Januzi shënoi dy golat e Prishtinës

Në pjesën e dytë, pati edhe më shumë raste me Minatorët që kërkonin me çdo kusht të ktheheshin në lojë me një gol të shënuar, por shanset e Argjend Mustafës (56’), Arbër Potokut (67’) dhe Florent Hasanit (75’) nuk përfunduan asnjëra në gol.

Në anën tjetër, Januzi (56’, 65’) pati rast për të kompletuar het-trikun dhe Mërgim Pevqeli (58’) për të thelluar epërsinë e Prishtinës, por asnjëri rast nuk përfundoi në gol dhe ndeshja përfundoi me fitoren e madhe të klubit kryeqytetas me rezultat 2-0.

Pamje nga ndeshja/ Foto: GazetaOlle

Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 18 pikë apo dy më pak se lideri, Llapi, ndërsa Trepça ’89 renditet në vendin e pestë me 16 pikë.

Në gjiron e ardhshme, ‘Plisat’ e presin në shtëpi skuadrën e Besës së Pejës, ndërsa mitrovicasit udhëtojnë te Drita. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori