LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht Bashkimin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina mposht Bashkimin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sigal Prishtina u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Prishtinasit mundën Bashkimin 82:67 (22:20, 23:17, 22:12, 15:18).

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 21:11, por prizrenasit u rikthyen shpejt për të afruar rezultatin dhe kjo pjesë përfundon 22:20.


Kryeqytetasit ishin në epërsi konstante në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 45:37.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë për të rritur edhe më shumë rezultatin, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 67:49.

Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Sigal Prishtina fitoi për tu kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni, që zhvillohet nga ora 20:00.

Te prishtinasit u dalluan Lejson Zeqiri me 18 pikë, si dhe Derrick Wilson dhe Dardan Berisha me nga 13 pikë, kurse Curtis Jones me 24 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori