LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton ndeshjen vendimtare ndaj Bashkimit, futet në play-off

Prishtina fiton ndeshjen vendimtare ndaj Bashkimit, futet në play-off

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 89-82 (22:13, 23:22, 23:28, 21:19), në kuadër të xhiros së 28-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dy skuadrat u kualifikuan në Play-off, pasi kanë nga 39 pikë, aq sa Trepça, por kur tri skuadra kanë pikë të barabarta, atëherë shikohen ndeshjet direkte mes tri skuadrave.


Prishtina renditet në vendin e pestë, Bashkimi në vendin e gjashtë dhe Trepça do të luajë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë.

Sa i përket ndeshjes, bardhekaltrit e nisën shumë më mirë, duke pasur epërsi, derisa çerekun e parë e fitojnë 22:13. Bardhekaltrit kishin epërsi deri në 20 pikë, 38:18, por mysafirët me një seri të suksesshme në minutën e fundit të pjesës së parë ngushtuan shifrat në 45:35.

Prishtinasit ishin në epërsi konstante në periodën e tretë, por prizrenasit sërish në minutën me një seri prej 5:0, ngushtuan shifrat në 68:63, aq sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Prishtina menaxhoi epërsinë në 10 minutat e fundit për të triumfuar 89:82.

Te Prishtina u dallua Tevin Mack me 38 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Obinna Oleka me 22 pikë e 11 kërcime dhe Julian Hamati me 14 pikë e 11 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori