LAJMI I FUNDIT:

Prindërit këshillohen t’i mbajnë gjithmonë larg fëmijëve kapakët mbyllës të vaskës

Prindërit këshillohen t’i mbajnë gjithmonë larg fëmijëve kapakët mbyllës të vaskës

Mbyllësit e vaskës mund të jenë një rrezik serioz për fëmijët e vegjël. Përveç faktit se mund të përmbajnë baktere të shumta, mund ta vënë fëmijën tuaj në rrezik.

Siç raporton The Sun, prindërit e dy djemve paralajmëruan për këtë kapak, ndërsa përvoja e tyre u mbështet nga ekspertët e ndihmës së parë për foshnjat në Tiny Hearts.


Nëna – pjesë e artikullit – kishte përjetuar një eksperiencë traumatike në orët e para të mëngjesit, kur ka gjetur djalin e saj dyvjeçar për pak sa nuk po mbytej në vaskë.

“Në 4:00 të mëngjesit, djali ynë katërvjeçar erdhi me vrap në dhomën tonë të gjumit duke bërtitur se vëllai i tij ishte në vaskë dhe se kishte nevojë për një ambulancë”, ka rrëfyer ajo.

Tutje shprehet se e gjetën djalin e tyre të vogël të shtrirë në vaskë të mbuluar plotësisht me ujë që rridhte në të gjithë banjën. Domethënë, ai tërhoqi një karrige, në të cilën nuk ishte ulur kurrë vet, vuri kapakun mbyllës në vaskë dhe e lëshoi ujin.

“Pjesa më e frikshme dhe diçka për të cilën ndihem thellësisht e traumatizuar, është se me sa duket ai po përpiqej të dilte jashtë për një kohë dhe hoqi dorë sepse ishte i lodhur. U ul në gjunjë dhe e zuri gjumi në ujë”, është shprehur nëna.

Sipas ekspertëve të Tiny Hearts, mjaftojnë vetëm disa centimetra ujë dhe 20 sekonda që një fëmijë të mbytet. Prandaj, rekomandohet që tapat e vaskës t’i mbani jashtë mundësive të arritjes nga fëmijët. /Telegrafi/