LAJMI I FUNDIT:

Infermierja paralajmëron për ushqimin me rrezik të lartë mbytjeje për fëmijët, për të cilin nuk flitet sa duhet

Infermierja paralajmëron për ushqimin me rrezik të lartë mbytjeje për fëmijët, për të cilin nuk flitet sa duhet
(Foto: Pexels)

Kur flasim për ushqime që janë të rrezikshme për fëmijët dhe mund të shkaktojnë mbytje, shumë njerëz mendojnë fillimisht për rrushin, kokoshkat ose bonbonet e forta.

Megjithatë, sipas infermieres dhe nënës së tre fëmijëve, Nikki Jurcutz, një ushqim tjetër mund të jetë po ashtu i rrezikshëm për jetën e një fëmije.


Siç ka shpjeguar ajo në Instagram, ku poston rregullisht këshilla për prindërit, salsiçet e ‘hot-dogëve’ janë në listën e ushqimeve me rrezik të lartë për foshnjat dhe fëmijët për shkak të strukturës së tyre, të cilat mund t’i bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe të shkaktojnë mbytje.

Pesë shenja që nuk duhet t’i injoroni kur fëmija juaj kollitet dhe të kërkoni ndihmë mjekësore
Lexo po ashtu Pesë shenja që nuk duhet t’i injoroni kur fëmija juaj kollitet dhe të kërkoni ndihmë mjekësore

“Është një ushqim me rrezik të lartë mbytjeje, për të cilin nuk flitet sa duhet. Salsiçja ka formën perfekte dhe teksturën për të bllokuar rrugët e frymëmarrjes së një fëmije”, ka shpjeguar në video.

Po kështu, ajo u dha këshilla prindërve se si ta presin salsiçen nëse ende duan t’ia japin fëmijës së tyre, duke ulur sa më shumë rrezikun e mbytjes.

“Mos e prisni në rrathë kur ia shërbeni fëmijës suaj. Ato bllokojnë plotësisht rrugët e frymëmarrjes. Pritni në shkopinj të ngushtë, kështu që edhe nëse ngecin, ka ende vend për të marrë ajër”, ka theksuar infermierja. /Telegrafi/