LAJMI I FUNDIT:

Harry flet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II: Do të na mungojë shumë

Harry flet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II: Do të na mungojë shumë

Harry ka bërë një deklaratë prekëse për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë të enjten (8 shtator) në moshën 96-vjeçare.

Duka i Sussex, 37-vjeçar, ndau një mesazh për mbretëreshën e ndjerë në uebsajtin Archewell të tij dhe gruas së tij, Meghan.


“Në festimin e jetës së gjyshes sime, Madhërisë së Saj Mbretëreshës – dhe duke vajtuar humbjen e saj – të gjithëve na kujtohet busulla udhërrëfyese që ajo ishte për kaq shumë në përkushtimin e saj ndaj shërbimit dhe detyrës”, filloi Harry, duke e quajtur udhëheqësen “të admiruar dhe të respektuar globalisht”.

Familja mbretërore (Foto: Wire Image)

Ai vazhdoi, “Gjyshe, ndërsa kjo ndarje përfundimtare na sjell pikëllim të madh, unë jam përgjithmonë mirënjohës për të gjitha takimet tona të para – që nga kujtimet e mia të hershme të fëmijërisë me ty, deri te takimi me ty për herë të parë si komandanti im i përgjithshëm, në momentin e parë që takova gruan time të dashur dhe përqafove stërnipërit e tu të dashur”.

“I vlerësoj këto kohë të përbashkëta me ju dhe shumë momente të tjera të veçanta në këtë mes. Tashmë na mungon shumë”.

Fansat e familjes mbretërore mahniten nga gjesti romantik që Princi Harry bëri ndaj Meghan Markleit
Lexo po ashtu Fansat e familjes mbretërore mahniten nga gjesti romantik që Princi Harry bëri ndaj Meghan Markleit

Harry përfundoi duke falënderuar gjyshen e tij, teksa ka vënë në dukje se ajo dhe burri i saj i ndjerë, Princi Philip, janë “ribashkuar … në paqe”.

Mbretëresha Elizabeth II (Foto: Getty Images)

Pallati Buckingham njoftoi të enjten pasdite se mbretëresha kishte vdekur pasi më herët gjatë ditës tha se shëndeti i saj ishte përkeqësuar.

Harry me këtë rast pas shumë kohësh u bashkua edhe me Princin William, Kate Middleton, i shoqëruar nga bashkëshortja Meghan Markle. /Telegrafi/

Princi Harry dhe Meghan (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori