LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry dhe Meghan Markle tregojnë se janë njohur nga Instagrami

Princi Harry dhe Meghan Markle tregojnë se janë njohur nga Instagrami
Foto: YouTube

Është një histori dashurie për epokën digjitale.

Princi Harry dhe Meghan Markle zbuluan se romanca e tyre filloi falë fuqisë së mediave sociale.


Në dokumentarin e tyre në Netflix, “Harry&Meghan”, i cili u publikua të enjten, Duka dhe Dukesha e Sussexit shpjeguan se si lindi lidhja e tyre në vitin 2016.

Foto: Screenshot/Instagram

“Unë po lëvizja nëpër rrjetet e mia sociale dhe një nga miqtë e mi dhe dikush që ishte mik e kishin këtë video të të dyve, si një Snapchat”, kujtoi Harry.

Pasi pa foton e Markle me një filtër qeni, princi britanik ishte kurioz të dinte më shumë.

“Unë isha si, kush është kjo?”, ndau ai.

Princi Harry (Foto: Netflix)

Markle theksoi tutje se një mike e saj e njoftoi se Harry ishte i interesuar që ta takonte.

“Unë thashë, kush është ai?”, kujtoi ajo.

Meghan Markle flet për arsyen se përse mendoi të bënte vetëvrasje: Nuk dua që askush të ndihet vetëm
Lexo po ashtu Meghan Markle flet për arsyen se përse mendoi të bënte vetëvrasje: Nuk dua që askush të ndihet vetëm

Dyshja më pas shkëmbyen numrat e telefonit duke nisur kështu një histori dashurie.

Harry tha se dyshja ishin vazhdimisht në kontakt edhe pse Markle fillimisht donte të ishte e lirë dhe të shijonte verën si beqare, sipas mikes së saj, Lindsay Jill Roth.

“Markle kishte planifikuar jetën si beqare dhe kishte shumë plane për të shkuar nëpër Evropë”, shtoi një tjetër shoqe, Lucy Fraser.

Edhe vetë Markle konfirmoi se ajo “kishte vërtet qëllim të ishte beqare dhe thjesht të argëtohej me vajzat” përpara se të binte në dashuri me mbretin.

Princi Harry dhe Meghan (Foto: Getty Images)

“Kam pasur një karrierë, kam pasur jetën time, kam pasur rrugën time, dhe më pas erdhi Harry”, tha ajo.

Çifti u fejua vitin e ardhshëm, u martuan në vitin 2018 dhe tani kanë dy fëmijë: djalin Archie dhe vajzën Lilibet. /Telegrafi/

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori