Presidenti i Federatës së Futbollit të Jordanisë, i cili është edhe zëvendës-presidenti i FIFAs, shihet si një reformues i sinqertë dhe shpreson që zgjedhja e tij t’i japë fund korrupsionit në organizatën më të lartë të futbollit botëror.

“Unë e kërkoj presidencën e FIFAs pasi besoj se është koha të largojmë fokusin nga kundërthëniet administrative dhe ta mbështesin sportin”, ka shkruar Al Hussen në Twitter, transmeton Telegrafi.


“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë. Erdha pas një konsiderate të kujdesshme dhe shumë diskutimeve, me kolegët e respektuar të FIFA gjatë disa muajve”.

“Loja botërore meriton një trup udhëheqës të klasit botëror – një shërbim organizues dhe një model etike, transparence dhe qeverisje të mirë”.

“Titujt kryesorë duhet të flasin për futbollin, sportin e bukur,jo për FIFAn”, ka shtuar ai.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale pritet të mbahen në muajin maj në Zurich, ku do të organizohet kongresi i 65-të i FIFAs. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app