LAJMI I FUNDIT:

Princesha Elia Zaharia e lumtur me vizitën e çiftit Haradinaj në Pallatin Mbretëror (Foto)

Princesha Elia Zaharia e lumtur me vizitën e çiftit Haradinaj në Pallatin Mbretëror (Foto)

Ramush Haradinaj ka patur sot (e mërkurë) pritjen e tij të parë si kryeministër në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Fillimisht ai zhvilloi disa takime me krerët e lartë të shtetit si: kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Kuçin, kryetarin e PD-së Lulzim Bashën dhe më pas ish-kryeministrin dhe ish-presidentin, Sali Berisha.


Kryeministri Haradinaj pritet me ceremoni shtetërore në Tiranë (Foto)
Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj pritet me ceremoni shtetërore në Tiranë (Foto)

Vizita e tij e fundit ishte rezervuar për në Pallatin Mbretëror, ku ai së bashku me bashkëshorten, spikeren Anita Haradinaj, vizituan Princin Leka II dhe Elia Zaharian.

Kjo e fundit, duket të ketë ngelur vërtet e kënaqur dhe e impresionuar nga vizita e çiftit Haradinaj.

Çifti Haradinaj sot në vizitë te familja mbretërore. (Foto: Telegrafi)

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet krah zonjës Haradinaj, si dhe momentet e takimit të Lekë Zogut të II-të me kryeminstrin e Kosovës.

“Sot patëm nderin dhe kënaqësinë të presim në Oborrin Mbretëror Kryeministrin e Kosovës Z. Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten znj. Anita Haradinaj. Kjo vizitë në vitin e Skënderbeut korrespondon edhe me 90 vjetorin e Mbretërisë Shqiptare, i cili urojmë të na gjejë në bashkëpunime të mëdha në të gjitha trojet Shqiptare! Familja Mbretërore miqësinë me familjen Haradinaj e ka traditë. Ne e çmojmë kontributin e kësaj Familjeje të nderuar për Çështjen Kombëtare. Jemi të bindur që atdhedashuria që ajo mbart do ti sjellë Kosovës zhvillim e prosperitet! I urojmë Kryeministrit sa më shumë suksese në këtë detyrë të lartë!” (sic.), ka shkruar Princesha Zaharia në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Magazina
Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Magazina
Kalo në kategori