LAJMI I FUNDIT:

PriForum shpall projektet e përzgjedhura për garën “Best Pitch”

PriForum shpall projektet e përzgjedhura për garën “Best Pitch”

Edicioni i dhjetë i PriFest-it vazhdon me mundësitë unike për projekte filmike që janë në fazën e para-produksionit. Kjo mundësi vjen në kuadër të PriForum-it, përmes “Best Pitch Competition”.

Një numër relativisht i madh i projekteve nga rajoni (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje & Hercegovinë, Kroaci, Mal i Zi, Turqi, Rumani e Serbi) kanë aplikuar me projektet e tyre në këtë garë.


Projektet e përzgjedhura për këtë vit janë:

1. “Money For The Funeral” nga Bullgaria, me Magdelena Ilievan si regjisore dhe Martichka Bozhilova si producente.

2. “Bunker” nga Maqedonia, me Marko Crnogorskin si regjisor dhe producent dhe Jan Paunoska si skenarist.

3. “Looking For Venera” nga Kosova, me Norika Sefën si regjisore dhe Besnik Krapin si producent.

4. “In Vino Feminas” nga Maqedonia, me Goce Cvetanovskin si regjisor dhe Bogdan Jonchevskin si producent.

5. “The Walnut Tree” nga Turqia, me Faysal Soysalin si regjisor dhe Baris Yildirimin si producent.

6. “Tenant” nga Maqedonia, me Marko Gjokovikin si regjisor dhe Angela Nestorovskan e Vladimir Anastastovin si producentë

7. “Arnautistan Noir” nga Kosova, me Matko Bulentin si regjisor e producent dhe Astrit Bytyçin si skenarist.

Projektet e përzgjedhura do të përfitojnë nga trajnimet e ndryshme, si punëtoria dyditore për zhvillim të skenarit kryesuar nga ekspertja e famshme Clare Downs nga EAVE- European Audio-visual Enterprenours.

Të gjitha projektet e selektuara për prazentim në “Best Pitch”, gjithashtu do të përfitojnë mundësinë e konsulencës profesionale lidhur me aspektin financiar dhe strategjinë e koproduksionit me një tjetër eksperte të fushës – Linda Beath poashtu nga EAVE.

Gara tradicionale “Best Pitch” ka gjithashtu çmime të reja për projektet fituese këtë vit:

• Çmimi për Audio-post produksion në vlerën prej 7,000 euro në shërbime, dhënë nga kompania “Audio House”, Maqedoni

• Gradim të ngjyrave në vlerën prej 10,000 euro në shërbime, dhënë nga kompania “My Country Production”, Kosova

• Çmimi monetar tradicional për “Best Pitch” në vlerën prej 1,000 euro që ndahet nga PriFest. /Telegrafi/