LAJMI I FUNDIT:

PriFest shpalos Programin garues Europian, sjell 11 filma (Video)

PriFest shpalos Programin garues Europian, sjell 11 filma (Video)

Programi Europian i PriFest këtë vit sjell 11 filma, nga të cilët 6 janë premiera regjionale dhe 5 premiera kosovare. 

Ndër titujt e filmave që do të shfaqen në këtë program, është edhe filmi i parë i regjisorit shqiptar Izer Aliu, “Hunting Flies”. Ky film që ka pasur premierën botërore në Toronto Film Festival, vjen si prodhim Norvegjez dhe flet shqip, dhe sapo është nominuar nga shteti norvegjez që ta prezantojë këtë shtet në Oscar. Ngjarja ndodh diku në fshatrat e Maqedonisë dhe si temë trajton ngritjen dhe rënien e diktaturës duke vendosur përballë profesorin Gani dhe studentët e tij rebel. Mësuesi idealist i cili e humb punën në ditën e parë të shkollës bën përpjekjen e tij finale për t’u kthyer në punë duke i mbyllur studentët e tij në një klasë dhe duke i detyruar ata që ta zgjidhin konfliktin e kamotshëm që ekziston në mes të fshatrave të tyre.


Si premierë regjionale, PriFest sjell edhe filmin ECHO me regjisorin kosovar Dren Zherka, i realizuar si bashkëprodhim mes Gjermanisë dhe Kosovës. Humbja dhe vetmia zënë vend përgjatë 93 minutave të filmit, duke e paraqitur këto gjendje emocionale nëpërmjet një gruaje në Gjermani e cila fillon një udhëtim për të eksploruar jetën e një emigranti ilegal dhe gjen vetminë e saj, dhe një burrë të moshuar të cilin humbja e ka sjellë deri në fund të udhëtimit të tij.

Juria ndërkombëtare në programi Europian tradicionalisht ndan çmimin Hyjnesha e Artë për filmin më të mirë Europian si dhe Çmimin special të jurisë, ndërkohë që këta filma vlerësohen edhe nga Juria e Medias për të marrë çmimin Dritan Hoxha.

Titujt e filmave që do të garojnë në këtë kategori janë:

1. HUNTING FLIES, Norvegji, Premierë Regjionale
2. ECHO, Gjermani/Kosovë, Premierë Regjionale
3. CHALLENGE, Rusi, Premierë Regjionale
4. THE CHRONICLES OF MELANIE, Latvia, Premierë Regjionale
5. ON THE TRAIL OF MY FATHER, Itali, Premierë Regjionale
6. LOW TIDE, Izrael, Premierë Regjionale
7. LITTLE HARBOUR, Slovaki, Premierë Kosovare
8. EVERYTHING BROKEN UP AND DANCES Izrael, Premierë Kosovare
9. MELLOW MUD, Latvia, Premierë Kosovare
10. MAMMAL, Irlandë, Premierë Kosovare
11. PERFECT STRANGERS, Itali, Premierë Kosovare

Audienca e PriFest këtë vit nga data 13-20 Korrik, do të mund të shikojë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinema nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Kino ABC dhe në Kinemanë tjetër nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, derisa biletat do të kushtojnë 3 euro dhe mund të blihen te biletaria e Teatrit Kombëtar dhe Kino ABC-së. Mundësi tjetër shumë e mirë për të pasionuarit ndaj filmit që të blejnë Kartelën “All in one” e cila ju mundëson që për 10 euro të shikohen gjithsej 76 filma të festivalit. Për të marrë këtë kartelë mund të na shkruani online në info@prifilmfest.org apo të thërrisni në zyrën e festivalit +38138221144.

Në ditët në vijim PriFest do të publikojë edhe titujt e filmave në programet tjera, andaj ju ftojmë që të rezervoni datat, dhe të përgatitemi për një javë plot filma, debate dhe aktivitete tjera që do t’i japin kryeqytetit, Prishtinës, një freski tërësisht unike në mes të verës.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori