Pas Besnik Krapit, ekipit të PriFest i është bashkangjitur edhe Valter Lucaj, regjisor, për të marrë në udhëheqje Prishtina Kino Kabaret, që është pjesë e rrjetit të Kino Kabareve në botë.
Prishtina Kino Kabaret është aktivitet i PriFest që ka filluar në vitin 2016 dhe në kuadër të këtij aktiviteti PriFest fton aktorët, regjisorët, producentët, skenaristët, kamermanët dhe montazherët me apo pa përvojë, nga mbarë bota, që për një javë gjatë festivalit, të vizitojnë Prishtinën dhe të realizojnë projekte të shkurta filmike me ekipe xhirimi që organizohen në mënyrë spontane.
Ky koncept ka filluar si ide në Montreal, Quebek të Kanadasë në vitin 1999. Kino Kabaret është një lëvizje e realizimit të filmave që avokon produksionin e filmave të shkurtër me buxhet të vogël apo pa buxhet fare, duke bërë bashkë ekipe të vogla dhe një bashkëpunim pa karakter garues. Kino Kabaretë janë prezente në mbarë botën dhe kanë për qëllim që të promovojë bashkëpunimin dhe rrjetizimin në mes të filmbërësve nga mbarë bota (www.kinokabaret.org).
Kino Kabaret në Prishtinë realizohet që nga viti 2016 në kuadër të PriFest, festivalit më të madh ndërkombëtar të filmit artistik në Kosovë.
Lidhur me angazhimin e Valter Lucaj si udhëheqës i Prishtina Kino Kabaret, Vjosa Berisha drejtoreshë e festivalit u shpreh: “Valteri është një regjisor shumë aktiv dhe me një përvojë të madhe në televizion dhe film. Ardhja e tij në ekipin e PriFest na gëzon shumë sepse edhe Prishtina Kino Kabaret është në fillimet e veta dhe ka nevojë për një udhëheqës që e njeh mirë punën e produksionit filmik. Valteri do të sjell një frymë të re me idetë e veta për ta zhvilluar më tutje këtë lëvizje në kuadër të PriFest. Koncepti i Kino Kabaret është shumë I përshtatshëm për t’u dhënë mundësi filmbërësve dhe aktorëve tanë që të bashkëpunojnë në realizime filmike me filmbërës të huaj, duke ju dhënë mundësi që të promovohen edhe jashtë kufijve të Kosovës përmes këtyre filmave. Prishtina Kino Kabaret poashtu ka rëndësi sepse realizimet filmike do të bëhen në Prishtinë dhe kjo e mundëson edhe promovimin e kryeqytetit tonë përmes filmit.”
“Jam entuziast dhe i gëzohem angazhimit tim në PriFest për të udhëhequr një aktivitet shumë tërheqës sic është Prishtina Kino Kabaret, sepse më jep mundësi mua dhe filmbërësve tanë që të takojmë dhe punojmë me shumë njerëz të botës së filmit që do të vijnë nga vende të ndryshme të botës në Prishtinë, e aq më shumë më gëzon fakti kur bëhet fjalë për realizimin e filmave këtu në qytetin tim. Si udhëheqës i Prishtina Kino Kabaret do të sjell përvojën time që ky aktivitet të ketë të gjitha parametrat sic realizohen Kino Kabaretë në vendet tjera të botës dhe do të angazhohem që kjo mundësi t’i shërbejë edhe filmbërësve dhe aktorëve tanë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Valter Lucaj lidhur me rolin e tij të ri në PriFest.
Aplikimi për të qenë pjesë e Prishtina Kino Kabaret do të hapet me datën 5 mars në faqen e PriFest www.prifest.org ku do të gjeni edhe kushtet e aplikimit. Pjesëmarrja në Prishtina Kino Kabaret është e hapur për të gjithë aktorët, regjisorët, producentët, skenaristët, kamermanët, tonistët dhe montazherët me apo pa përvojë, nga Kosova, regjioni dhe mbarë bota.
Data e edicionit të 11-të të PriFest dhe Kino Prishtina (Prishtina Kino Kabaret) janë 16-21 korrik 2019. Slogani ndërkombëtar i Kino Kabaret është “Make your mov(i)e” ndërsa festivali vazhdon të ketë slloganin e vet të njohur ndër vite: Friendship. Forever. PriFest.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nëse je 40 vjeç dhe nuk ke pesë fëmijë, atëherë je homoseksual”, deklarata e Andrew Tate shkakton sërish bujë në X
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t’i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart
“Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime”, Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës
"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën