LAJMI I FUNDIT:

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët
(Foto: Screenshot/Instagram/fanistipkovic)

Gazetarja sportive kroate, Fani Stipkovic dhe ish-futbollisti i Real Madridit, Fernando Hierro, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Reklama

Lajmin e gëzuar e ka ndarë moderatorja 40 vjeçare në profilin e saj në Instagram.

“Bekimi ynë më i madh po vjen si kurora e kësaj dashurie të madhe. Mezi presim të të përqafojmë engjëll”, ka shkruar ajo përkrah videos, në të cilën çifti ecën të kapur për dore dhe më pas i tregojnë barkun e saj shtatzënë.

Ndjekësit e shumtë i kanë dërguar urimet e tyre çiftit të lumtur.

Ekipi i ëndrrave në histori të Real Madridit – CR7 dhe Luka Modric, nuk ka vend për ‘Fenomenin' Ronaldo dhe Raulin
Lexo po ashtu Ekipi i ëndrrave në histori të Real Madridit – CR7 dhe Luka Modric, nuk ka vend për ‘Fenomenin' Ronaldo dhe Raulin

Kujtojmë se Fani e ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me fituesin e trefishtë të Ligës së Kampionëve në fillim të vitit 2022, ndërsa më herët e kishte fshehur jetën e saj të private nga publiku.

Ndryshe, Hierro – që në karrierë ka fituar gjithçka me Real Madridin – në vitin 2019 i dha fund martesës 28 vjeçare me Sonia Ruiz, me të cilën ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jetuan për disa vite në Zelandën e Re, Vesa Luma dhe Big Basta rikthehen përfundimisht në Shqipëri

Jetuan për disa vite në Zelandën e Re, Vesa Luma dhe Big Basta rikthehen përfundimisht në Shqipëri

Magazina
Refugjate e luftës - Kosovarja Atdhetare Hoxha martohet me yllin anglez të ragbit

Refugjate e luftës - Kosovarja Atdhetare Hoxha martohet me yllin anglez të ragbit

Magazina
U bë e njohur si Adriana në “The Sopranos”, aktorja Drea de Matteo i bashkohet platformës për të rritur për shkak të nevojës për para

U bë e njohur si Adriana në “The Sopranos”, aktorja Drea de Matteo i bashkohet platformës për të rritur për shkak të nevojës për para

Magazina
Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano

Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano

Magazina
Fjolla Morina shfaqet provokuese në imazhet e reja

Fjolla Morina shfaqet provokuese në imazhet e reja

Magazina
Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias

Magazina
Kalo në kategori