LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani propozon 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat e veriut

Presidentja Osmani propozon 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat e veriut

Pas takimit me subjektet politike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media. Ajo ka thënë se 18 dhjetori do të jetë data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut.

Osmani ka thënë se e ka pasur detyrim takimin me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve për komunat që kanë mbetur pa kryetarë.


Presidentja ka thënë se pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në katër komunat e veriut, data e fundit sipas afateve ligjore është 18 dhjetori për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna.

“Ne kemi diskutuar me subjektet që ishin pjesëmarrëse në këtë takim. Në të njëjtën kohë unë do t’i dërgojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorimin e këtyre zgjedhjeve në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas standardeve. Iu kërkova partive mendim që data e zgjedhjeve të jetë 18 dhjetori. Ne sapo t’i përfundojmë këto deklarime do të shpallin datën. Opsion tjetër është edhe data 11 dhjetorë por do të ishte më e vështirë përgatitja. Por 18 dhjetori do të jetë dita më optimale për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”.

“Ne do të ulemi edhe një herë me ekipin tonë ligjor për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas të gjitha gjasave data e zgjedhjeve do të jetë më 18 dhjetor”, tha ajo në një konferencë për media.

Sot në mbrëmje ose nesër në mëngjes pritet të shpallen zgjedhjet, theksoi Osmani pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike, duke shtuar se po i respektojnë ligjet dhe afatet sa përket organizimit të zgjedhjeve.

Ajo u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës duke u thënë se ky është një vendim kushtetues që ka lindur nga akti i dorëheqjeve gjersa ka shtuar se nuk është akt dëshire, dhe nuk mund të ndryshohet.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që vendimi për shpallje të zgjedhjeve është vendim kushtetues që ka lind nga akti i dorëheqjeve”.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga PDK-ja, Betim Gjoshi, nga LDK, Imri Ahmeti, dhe nga partitë tjera minoritare, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia Serbe Kosovës, Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive, Emilija Rexhepi nga NDS, Elbert Krasniqi nga IRKD dhe Faton Peci nga Lista Guxo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori