LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Monacos, Vasilyev: Mbappe nuk u transferua te Reali shkaku i kohës

Presidenti i Monacos, Vasilyev: Mbappe nuk u transferua te Reali shkaku i kohës

Presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev ka treguar arsyen se përse Kylian Mbappe nuk është transferuar ende te Real Madridi.

I pari i skuadrës franceze ka thënë se sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk ka kaluar ende te Los Blancos pasi është ende herët.


“Përse Mbappe nuk ka kaluar ende te Reali? Ai më ka thënë: ‘Vadim, mendoj se është ende herët, jam parisien, nuk dua të largohem nga vendi im në këtë mënyrë, dua të bëhem një lojtar i madh’”, ka zbuluar Vasilyev.

Image result for vasilyev monaco

“Unë i kam thënë atij që e ka me të drejtë. Ai dëshiron të fitojë. Dhe natyrisht se Liga e Kampionëve duhet të fitohet nga një lojtar i tillë. Nëse e fiton me Parisin, do të ishte më mirë”.

Mbappe objektivi kryesor i verës për Real Madridin, zbulohet biseda e Florentino Perezit me drejtuesit tjerë
Lexo po ashtu Mbappe objektivi kryesor i verës për Real Madridin, zbulohet biseda e Florentino Perezit me drejtuesit tjerë

“Ai vazhdo të jetë i njëjti person, i njëjti Kylian. Rëndësia dhe fuqia nuk e kanë rebeluar atë, ai është i përulur”, ka shtuar më tej presidenti i Monacos.

Real Madridi thuhet se do ta transferojë Mbappen në verën e vitit 2020 për një shumë që pritet të jetë rekorde dhe shumë më e lartë se 222 milionëshi që parisienët paguan për Neymarin te Barcelona. /Telegrafi/