LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FIGC: Të gjithë fajin e eliminimit e ka Ventura

Presidenti i FIGC: Të gjithë fajin e eliminimit e ka Ventura

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit [FIGC], Carlo Tavecchio fajësoi trajnerin e larguar, Giampiero Ventura, për “vendime krejtësisht të gabuara” në ndeshjet për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ventura u shkarkua pas humbjes totale me rezultat 1-0 ndaj Suedisë, gjë që i pa Azzurët të humbasin kualifikimin në një Kampionat Botëror për herë të parë që nga viti 1958.


Presidenti i FIGC-së, Tavecchio ka refuzuar të japë dorëheqjen, por u ul për një intervistë me Le Iene, duke folur rreth dështimit të kombëtares italiane.

Ventura flet pas shkarkimit: Ndjej keqardhje për dështimin
Lexo po ashtu Ventura flet pas shkarkimit: Ndjej keqardhje për dështimin

“Debakli ishte teknik. Ai mori vendime krejtësisht të gabuara në skuadër. Ishte faji i trajnerit [Ventura]”, ka thënë fillimisht Tavecchio për Le Iene.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio

“E di. Unë nuk kam fjetur për katër ditë. Unë fle dhe zgjohem menjëherë”, vazhdoi presidenti i FIGC-së, duke u shfaqur në prag të lotëve.

“Duhet të kishim eliminuar ata gjigantë suedezë me lojtarë të vegjël, duke mbajtur topin në tokë”.

Conte: Shumë i vështirë rikthimi te Italia
Lexo po ashtu Conte: Shumë i vështirë rikthimi te Italia

“Në vend të kësaj, këta lojtarë ishin në stol. Ishte krejtësisht një linjë e gabuar”, përfundoi presidenti i Federatës Italiane të futbollit.

Sot (e shtunë) është raportuar nga mediat italiane se Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë mundësinë e punës te Azzurrët, ndërsa Max Allegri, Antonio Conte dhe Roberto Mancini gjithashtu thuhet se nuk janë të interesuar për stolin e Italisë. /Telegrafi/