LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Savicevic: Do të kemi vështirësi në organizimin e ndeshjes me Kosovën

Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Savicevic: Do të kemi vështirësi në organizimin e ndeshjes me Kosovën

Dejan Savicevic, president i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, tha se pret një sfidë të madhe në organizimin e ndeshjes me Kosovën në kualifikimet për Euro 2020.

Shorti i hedhur në Dublin ka bërë që në ndeshjet kualifikuese të takohen vendet fqinje, dikur pjesë e një shteti të përbashkët i quajtur Jugosllavi.


Ish-legjenda e skuadrës së Milanit pohon se do ta kenë më vështirë organizimin e ndeshjes ndaj përfaqësueses sonë, se sa ndaj Serbisë.

“Ne, si Federatë do ta kemi shumë të vështirë që ta organizojmë këtë ndeshje. Nga ana administrative është një grup që kërkon shumë angazhim. Mendoj se policia jonë kundër Serbisë ka treguar se di se si të organizojnë një ngjarje të madhe, kështu që mendoj se edhe në lojën kundër Kosovës do ta bëjë punën e vetë. Është edhe më e vështirë se sa një ndeshje me Serbinë, sepse tani do të kemi tre anë: serb, malazez dhe shqiptar “, ka thënë Savicevic për mediat serbe.

Theksojmë se në grup me malazezët dhe Kosovën gjendet edhe Anglia, Republika Çeke dhe Bullgaria.

Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, kishte deklaruar se jemi një ndër dy përfaqësueset favorite të grupit, por të njëjtin mendim nuk e ka Savicevic.

“Ky është mendimi i tij. Personalisht mendoj se është një deklaratë pak e ekzagjeruar, por tani ata janë në eufori të fitores në kuadër të Ligës së Kombeve. Ajo që di unë, këto janë të gjitha para lojëra. Ndoshta ka dashur në këtë formë t’i motivojë lojtarët, por terreni do të tregojë gjithçka”, vuri në dukje malazezi.

Zbulohen të gjitha datat e ndeshjeve të Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020
Lexo po ashtu Zbulohen të gjitha datat e ndeshjeve të Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020

Kualifikimet për Kampionatin Evropian fillojnë në mars të vitit të ardhshëm dhe ndeshja midis Malit të Zi dhe Kosovës është në program më 7 qershor dhe luhet në Podgoricë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori