Me premierën e videoklipit të bashkëpunimit nga Lyrical Son dhe Lluni të titulluar “JBMTQR” është lansuar edhe albumi më i madh i këtij viti në hip hopin shqiptar, “United State of Albania” nga PINT.

Ishte konfirmuar se PINT do të lansojnë një premierë befasi pak minuta pas mesnatës dhe kështu edhe ndodhi.

Është bashkëpunimi i titulluar “JBMTQR” nga Lyrical Son dhe Lluni që erdhi si një tjetër dhuratë me rastin e lansimit të albumit.

Klipi i publikuar në platformën digjitale, AVD Digital, është punuar nga Motional, ndërsa në muzikë nga K Master. Teksti është shkruar nga vet artistët.

Premiera në minutat e para është pritur jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e PINT të cilët kanë vërshuar me komente në rrjetet sociale.

Nga ky moment në shitje gjendet edhe albumi “United State of Albania”, ashtu siç është paralajmëruar për 17 shkurt.

Lluni

Albumi “USA” ka 23 këngë me shumë bashkëpunime me yje të ndryshme që shkruan historinë e hip hopit shqiptar.

Si të dëgjohet albumi?

Në vendin tonë albumi mund të dëgjohet duke u porositur në faqen zyrtare PINT.al dhe albumi vjen direkt e në shtëpi.

Albumi “USA” nga MC Kresha dhe Lyrical Son kështu reprezenton fuqishëm kultin e albumit me CD, duke ruajtur traditën.

Në Evropë dhe botë albumi mund të gjendet tashmë në platformat e dëgjimit iTunes, Spotify, Deezer etj.

/Telegrafi/