LAJMI I FUNDIT:

Premiera e filmit “Your Move” në ‘Cineplexx’, me praninë e aktorëve nga Hollywoodi: Robert Davi dhe Luke Goss

Premiera e filmit “Your Move” në ‘Cineplexx’, me praninë e aktorëve nga Hollywoodi: Robert Davi dhe Luke Goss
Premiera e filmit "Your Move" në 'Cineplexx'

Është dhënë premierë në kinemanë më të madhe në vend “Cineplexx Kosovë”, filmi “Your Move”.

Prania e yjeve hollivudianë Robert Davi dhe Luke Goss në mbrëmjen e promovimit të filmi, u shënua si një ndër ngjarjet më të rëndësishme për kulturën e vendit tonë.


Yjet e Hollywoodit, Robert Davi dhe Luke Goss në Kosovë për premierën e filmit “Your Move”

Telegrafi ka përcjell me vëmendje këtë ngjarje, ku ishte bërë një organizim madhështor, që nga tapeti i kuq e deri te mbrëmja ‘after-party’.

Ashtu si në konferencën e dhënë për media, njëlloj edhe në mbrëmje, aktori dhe regjisori i njohur Davi e ripërsëriti fjalinë e tij të mësuar në gjuhën shqipe: “Është super me qenë në Kosovë”.

Aktorët hollivudianë Robert Davi dhe Luce Goss në 'Cineplexx': Të kënaqur që prezantojmë para juve filmin tonë "Your Move"
Lexo po ashtu Aktorët hollivudianë Robert Davi dhe Luce Goss në 'Cineplexx': Të kënaqur që prezantojmë para juve filmin tonë "Your Move"

Mbrëmja vazhdoi me transmetimin e filmit për të ftuarit e shumtë, ku nuk munguan edhe fytyrat publike.

‘Cineplexx’ me rastin e premierës së filmit “Your Move” kishte bërë një organizim të menduar në detaje

Koordinatori i Marketingut dhe Komunikimit në kinemanë ‘Cineplexx’, Dëfrim Puka, në një intervistë të dhënë për Telegrafin tha se ardhja e yjeve si Robert Davi dhe Luke Goss ishte një privilegj, dhe një nismë e mirë për të vazhduar me prurjet e aktorëve të tjerë nga Hollywoodit në Kosovë.

“Sot kemi pas privilegjin në ‘Cineplexx’ me organizu premierën e filmit “Your Move” me bashkë-protagonistë, Robert Davi dhe Luke Goss, që kanë qenë të pranishëm në Kosovë. Do të thotë, hera e parë që në Kosovë po arrijnë dy aktorë të Hollywoodit. Këta janë aktorë të famshëm që kanë luajtur në shumë filma të njohur. Robert Davi ka luajtur në mbi 130 filma, ndërsa Luke Goss në mbi 55 filma. Për neve, është si një nismë e re që të fillojmë një trend të ri, që me i sjell protagonistët e filmave për t’i bërë premierat e filmave edhe në Kosovë, në të njëjtën kohë me i demonstru edhe botës edhe producentëve të tjerë që krijojnë filma, që edhe Kosova ka një treg shumë të mirë të njerëzve që i duan filmat, shkojnë për t’i parë filmat. Shembulli për këtë edhe kinemaja ‘Cineplexx’ e cila vetëm përbrenda një viti, i ka mirëpritur mbi 350 mijë vizitorë, gjë që na bën edhe neve një lloj faktori në hartën e producentëve që bëjnë filma”, ka thënë Dëfrim Puka.

Koordinatori i Marketingut dhe Komunikimit në ‘Cineplexx’, Dëfrim Puka

I njëjti, në vazhdimin e bisedës ka treguar për rekordet e shikueshmërisë që ‘Cineplexx Kosova’ ka shënuar në Ballkan, duke u renditur si një ndër kinematë më të vizituara në regjionit.

“‘Cineplexx’-i në Kosovë ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm mund të them. Ka qenë ndoshta dyfishim i pritjeve të bordit austriak kur është hapur kinemaja në fillim, pasi që si treg Kosova njihet që nuk ka zhvillim shumë të madh ekonomik edhe pritjen nuk kanë qenë shumë të larta. Mirëpo ka ndodhur krejt e kundërta, sepse në Kosovë ka pasur shumë nevojë për një kinema me teknologji më të re, me filmat më të ri premierë dhe me eventet që i organizojmë ne. Kjo ka rezultuar që ne të kemi dyfish më shumë vizitorë vitin e parë, në të njëjtën kohë kemi thyer shumë rekorde për premierat e filmave që i kemi dhënë, dhe kështu për shumë premiera të filmave dhe në total në numër të shikueshmërisë kemi arritur t’i kalojmë edhe vendet e regjionit”, ka përfunduar Puka.

Premiera e filmit “Your Move” në ‘Cineplexx’

Filmi “Your Move” është në dispozicion për të gjithë qytetarët në kinemanë ‘Cineplexx’, gjersa për oraret dhe detajet tjera mund të informoheni KËTU. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori