LAJMI I FUNDIT:

Aktorët hollivudianë Robert Davi dhe Luce Goss në ‘Cineplexx’: Të kënaqur që prezantojmë para juve filmin tonë “Your Move”

Aktorët hollivudianë Robert Davi dhe Luce Goss në ‘Cineplexx’: Të kënaqur që prezantojmë para juve filmin tonë “Your Move”

Në kinemanë më të madhe në vend, “Cineplexx Kosova” po jepet premiera e filmit të shumëpritur “Your Move”.

Ky film, i cili prek një tematikë mjaft aktuale të ditëve të sotme, ka sjell për herë të parë në Kosovë dy aktorët e njohur të Hollywoodit: Robert Davi dhe Luce Goss.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këta të fundit në një konferencë për media të premten thanë se janë të lumtur që patën rastin që për premierën e këtij filmi ishin prezent në Prishtinë.

“Faleminderit pikë së parë të gjithëve që keni gjetur kohë për të ardhur këtu dhe për të na mbështetur mua dhe Robertin, për filmin tim të parë si regjisor, kështu që faleminderit shumë”, ka thënë fillimisht Luke Goss.

Luke Coss (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, aktori i mirënjohur hollivudian, Robert Davi me të ardhur në Kosovë kishte arritur të mësonte disa fjalë në gjuhën tonë, ndaj edhe në fillimin e bisedës së tij, ia tha disa fjalë shqip.

“Dhe unë do të them që: Është super me qenë në Kosovë, në Prishtinë. Më duhej të mësoja pak gjuhën rrugës për këtu”, ka thënë Robert Davi

Aktori dhe regjisori i mirënjohur, Robert Davi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

I gjendur përball pyetjes së gazetarëve lidhur me filmin “You Move”, aktori dhe regjisori Luke Goss tregoi eksperiencën e tij të parë si regjisor.

“Epo unë jo vetëm që e kam parë filmin, por edhe kam punuar në editimin e tij plot 15 orë në ditë, dhe kur e bën këtë gjë e shikon se si filmi vjen në jetë, një prej gjerave të të qenit regjisor është se ju duhet të krijoni dialoge të cilat janë edhe argëtuese, kështu që ishte një mësim për mua dhe unë mendoj se ne e dimë se mund të bëjmë më mirë dhe se mund të bëjmë më shumë si regjisor, por meqë është hera e parë, mendoj se është një film i mirë, kështu që mendoj se publiku do të shijoje”, ka thënë më tej aktori dhe regjisori Goss.

Momente nga konferenca për media e aktorëve hollivudianë, Luke Goss dhe Robert Davi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tutje, aktori Robert Navi, i cili luan një nga rolet kryesore në “Your Move” tha se ka një eksperiencë të gjatë në filma, ndërsa shtjelloi arsyeshëm ndjenjën e të qenit një regjisor perfekt, duke iu referuar kështu bashkë-partnerit në këtë film, Lukes.

“Ai ka një sy prej artisti, kështu që kur unë e pash për herë të pare filmin, edhe unë kam bërë shumë filma, disa të mire e disa jo aq të mirë dhe mua më pëlqen kur një regjisor bën një film i cili është sikur disa piktura lëvizëse dhe kështu u ndjeva kur e shikova kualitetin si një turist, ose si një regjisor i cili po drejton trafikun në një skenë dhe e vendos një kamerë këtu, edhe nuk i intereson më se çfarë po kap ajo kamerë, sepse ai është faktikisht pjesë e asaj skene dhe kjo është pjesë e stilit të tij, që e ka edhe është pothuajse e pamundur për ta bërë në një film të pavarur sepse ju nevojitet shumë kohë, ju nevojitet shumë buxhet, për këtë arsye duhet të jeni të shpejt dhe ta kapni atë dhe t’i besoni vetvetes sepse mbaj mend njëherë një ekip producentësh në Meksikë po luftonin me të për vizionin e tij sepse ata ishin mësuar ndryshe, ata ishin mësuar të shohin një gjuhë tjetër të filmit, dhe pritshmëria e cila e donin është të bëni një film të mirë dhe të bëni të paktën më të mirën tuaj me ato çfarë ke, mendojeni sikur një kuzhinë, sikur gatimi, unë kam qenë në restorantin më të mirë francez dhe më besoni që më pëlqen kur marr ushqim fshati, me diçka të thjeshtë, të shijoni diçka të mrekullueshme, sepse është e bërë me ato çfarë keni dhe me shpirt artistik, dhe mua më pëlqen ajo dhe kjo është gjëja motivuese brenda gjithë kësaj”, ka përfunduar Robert Davi.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, gazetarja i ka sugjeruar aktorit të madh që të provoj patjetër ushqimin tradicional shqiptar, teksa me serioziteti, ai është përgjigjur duke thënë: “Unë veç e kam provuar tashmë”.

Për premierën e filmit “You Move” dhe ardhjen e aktorëve hollivudianë në Kosovë foli edhe koordinatori i i marketingut dhe komunikimit në kinemanë  ‘Cineplexx’ në Kosovë, Dëfrim Puka.

“E gjithë ideja e sjelljes se aktorëve Robert Davi dhe Luke Cross ka qenë takimi me biznesmenin kosovar, Duka Gërvalla, i cili është edhe ndihmës producent i filmit. Në momentin që Duka ka propozu si mundësi që mundet t’i sjell dy aktorët këtu, ne i kemi dhënë shumë mundësi, sepse e kemi ditur që është me rëndësi për kulturën e vendit prania e aktorëve të tillë, dhe e shohim si një nismë interesante faktin që po mundohemi të sjellim aktorët me famë botërore në Kosovë. Ndaj dhe jemi munduar që të bëjmë një organizim sa më të mirë”, tha Dëfrim Puka.

Dëfrim Puka (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërsa ndihmës producenti i filmit, Duka Gërvalla, gjithashtu potencoi se ndjehet i kënaqur me një bashkëpunim të tillë, siç ishte ky për filmin “Your Move”.

Duka Gërvalla (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Filmi “Your Move” do të jetë i gatshëm për publikun që nga data 14 prill, çdo ditë në ‘Cineplexx’. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori