LAJMI I FUNDIT:

Prekazi optimist për ndeshjen ndaj Shqipërisë: Do të japim më të mirën, le të fitojë ai që e meriton

Prekazi optimist për ndeshjen ndaj Shqipërisë: Do të japim më të mirën, le të fitojë ai që e meriton

Përzgjedhësi Përfaqësueses së Kosovës U-21, Rafet Prekazi është shfaqur optimistë për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, që do ta zhvillojnë më 15 tetor në Elbasan kundër Shqipërisë.

Dardanët e rinj do t’i nisin sot (e mërkurë) përgatitjet për këtë ndeshje me stërvitjen që do ta zhvillojnë në orën 15:00 në stadiumin e Feronikelit.


Pasi e ka bërë publike listën e futbollistëve për këtë ndeshje, Prekazi është shfaqur optimistë se ekipi i tij do të vazhdojë serinë e paraqitjeve të mira, teksa ka pranuar se nuk ka qenë dëshirë e tij të jetë në të njëjtin grup me Shqipërinë.

Të gjitha lajmet rreth Kosovës U-21
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kosovës U-21

“Kjo do të jetë një ndeshje si të gjitha tjera. Nuk merrem shumë me ekipin kundërshtar sa i përket lëndimeve, sepse edhe ne kemi problemet tona”, ka thënë fillimisht Prekazi.

“Futbolli modern është agresiv dhe në një futboll të tillë lëndimet janë të mundshme. Sido që të jetë edhe në këtë ndeshje do të shkojmë të luajmë me krenari për këtë shtet dhe me përgjegjësi të madhe”.

“Kur Shqipëria shkoi në Kampionatin Evropian, nëntë lojtarë kanë qenë me prejardhje nga Kosova dhe të gjithë jemi gëzuar bashkërisht. Pra, nuk ka ndarje mes nesh. Futbolli është futboll”.

Lista e lojtarëve të ftuar

“Personalisht nuk kam dashur që të jemi në të njëjtin grup me Shqipërinë, por tash duhet të japim më të mirën në fushë. Le të fitojë ai që e ka ditën dhe të jetë lojë korrekte”.

“Mendoj se Kosova me paraqitjet që po i bën dhe me kualitetin që ka do të jetë një mini-Kroaci”, përfundoi trajneri i Përfaqësueses U-21. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori