LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e ndeshjes Feronikeli – Lincolni: Nga topi i shpërthyer e rregullat e reja të futbollit deri tek kërkim falja

Prapaskenat e ndeshjes Feronikeli – Lincolni: Nga topi i shpërthyer e rregullat e reja të futbollit deri tek kërkim falja

Feronikeli është një hap pranë arritjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Nikli ka arritur gjatë mbrëmjes së kaluar të triumfoj 1-0 kundër Lincoln Red Imps në kuadër të fazës para-kualifikuese të ligës elitare evropiane për klube.


Në këtë formë, drenasit në takimin e radhës do të takohen me skuadrën e Santa Colomas, e cila ndeshja do të luhet më 29 qershor (e shtune).

Në rast të triumfit, atëherë kampionët e Kosovës do të arrijnë fazën kualifikueseve të garës evropiane, ku si kundërshtar do t’i kenë uellsianët e The New Saints (TNS).

Telegrafi më poshtë ka listuar disa prej prapaskenave të ndeshjes së djeshme të zhvilluar në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit.

Ndërrimi i topit

Gjyqtari i dorëzon topin ekipit që e kishte në disponim

Pas njëzet minuta të para të kaluara, topi shpërtheu dhe kështu gjyqtari intervenoi duke e ndërruar topin.

Rregullat e reja të futbollit  

Zëvendësimi i lojtarëve

Me rastin e ndërprerjes së ndeshjes për shkak të lëndimit të ndonjë lojtari. Pas fillimit të takimit, topi i takon skuadrës që e kishte në posedim dhe jo si më parë, kur kundërshtari ia dhuron topin që e kishte në posedim në formë të lojës korrekte.

Gjyqtari zbatoi tri rregullat e reja të futbollit në takimin Feronikeli-Lincoln
Lexo po ashtu Gjyqtari zbatoi tri rregullat e reja të futbollit në takimin Feronikeli-Lincoln

Trajneri i ekipit të Lincolnit – Victor Afonso

Victor Afonso ishte tejet aktiv

Ai ishte i veshur pothuajse si lojtarët duke zgjedhur ‘shorce’ dhe një fanellë kuqezi. Atij i është tërhequr vërejtja pasi që hynte në fushë për t’i dhënë këshilla lojtarëve

Të gjithë në zhveshtore

Pjesa e fushës që i takoi Lincolnit

Futbollistët e Nikelit duke bërë nxehjet e duhura para fillimit të pjesës së dytë

Trajneri i ekipi kundërshtar ka dërguar të gjithë lojtarët në zhveshtore, duke mos lënë asnjërin që të bëjnë nxehjet e duhura në mes të të pjesëve, ashtu siç veproi Zekirja Ramadani me lojtarët e Feronikelit.

Kërkim falja

Kapiteni i ekipit të Lincolnit, Roy Chipolina në një rast u kërkoi falje një nga një disa prej lojtarëve të ekipit tonë pasi që nuk respektuan lojën korrekte me rastin e lëndimit të një lojtarit të kampionit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori