LAJMI I FUNDIT:

Pranë Kullës Eiffel, vritet një turist me thikë dhe plagosen dy tjerë me çekiç – arrestohet sulmuesi

Pranë Kullës Eiffel, vritet një turist me thikë dhe plagosen dy tjerë me çekiç – arrestohet sulmuesi

Një burrë është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, nga një sulm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se personi i armatosur kishte në shënjestër turistët rreth Quai de Grenelle, jo shumë larg Kullës Eiffel.


Ai shtoi se shtetasi francez 26-vjeçar i arrestuar ishte i njohur më parë për shërbimet e sigurisë, transmeton Telegrafi.

“I dyshuari iu afrua çiftit që ishin turistë dhe e theri për vdekje shtetasin gjerman”, tha ai.

Më pas ai e ndoqi burrin dhe sulmoi dy persona të tjerë me një çekiç përpara se të ndalej nga policia me elektroshok dhe të arrestohej. Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë.

Darmanin tha se sulmuesi i supozuar bërtiti “Allahu Akbar”, që do të thotë “Zoti është i madh” në arabisht dhe më vonë i tha policisë se ishte i mërzitur sepse “shumë myslimanë po vdesin në Afganistan dhe Palestinë”.

Ai tha se i dyshuari u dënua me katër vjet burg në vitin 2016, për planifikimin e një sulmi të veçantë dhe kërkohej nga shërbimet franceze të sigurisë. Burri dihet gjithashtu se ka vuajtur nga çrregullime psikiatrike, tha Darmanin.

Zyra e prokurorit kundër terrorizmit tha se kishte marrë përsipër hetimet. Duke shkruar në X, ish-Twitter, presidenti francez Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet e tij për të gjithë ata që u prekën nga “sulmi terrorist” dhe falënderoi shërbimet e urgjencës për përgjigjen e tyre.

“Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit do të jetë përgjegjëse për ndriçimin e këtij rasti në mënyrë që drejtësia të vendoset në emër të popullit francez”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori