eksperti-banner

Para disa javësh, revista prestigjioze Forbes e shpalli Kylie Jennerin si miliarderen më të re në botë, e cila e ka arritur vet këtë pasuri.

Bukuroshja e ka arritur miliardin e saj të parë falë suksesit të madh të linjës së kozmetikës, Kylie Cosmetics, si edhe bashkëpunimit me një numër të madh të brendeve të njohura.


kylie1 Kylie Jenner (Foto: Backgrid/Instagram)

Në ndërkohë, këto ditë, 21-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen duke u shfaqur pa makijazh, teksa ka bërë edhe fotografi me fansat e saj të shumtë.

Dhe si gjithmonë, prapa çdo veprimi të saj ka një arsye reklamuese, pasi qëllimi është për të përfituar sa më shumë.

Kylie aktualisht është duke e promovuar linjën e saj të produkteve për kujdes ndaj lëkurës, ndërsa paralajmërimin e ka bërë përmes një fotografie që e ka vënë në plan të parë lëkurën e saj të pastër. Natyrisht se ajo do të fitojë miliona të tjerë nga projekti i ri. /Telegrafi/