LAJMI I FUNDIT:

Pozat e mrekullueshme të Arilenës në bikini rozë

Pozat e mrekullueshme të Arilenës në bikini rozë

Ajo rreth dy ditë më parë solli këngën e re “Thirr Policinë” nga albumi i saj i fundit i quajtur “Pop Art”.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Arilena Ara, e cila për projektin e radhës bashkoi forcat me Dafina Zeqiri.


Përderisa po shijon suksesin e kësaj kënge, bukuroshja nga Shkodra duket se po bën pushimet në Jug të Shqipërisë.

Arilena Ara (Foto: Instagram)

Bukuroshja ka ndarë disa imazhe të reja në bikini, të cilat kanë bërë që të komentohet në masë të madhe.

E veshur në bikini rozë dhe syze neon, 23 vjeçarja duket në formë të mahnitshme pavarësisht se përkujdeset tejet shumë për format trupore që posedon.

Të gjitha lajmet nga Arilena Ara
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arilena Ara

Ajo është e rregullt me palestër dhe kjo tanimë vërehet dukshëm në bazë të asaj që publikon.

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Postimi mori mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga më të ndryshmet, marrë parasysh që vetëm në Instagram numëron 1.2 milion njerëz.

“Thirr Policinë” për vetëm kaq ditë grumbulloi mbi gjysmë milion klikime. /Telegrafi/