LAJMI I FUNDIT:

Poulsen: Pak ka rëndësi nëse takohemi me Kosovën apo me Gjermaninë, duhet të luajmë për fitore

Poulsen: Pak ka rëndësi nëse takohemi me Kosovën apo me Gjermaninë, duhet të luajmë për fitore
Yussuf Yurary Poulsen (Foto by Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Kosova do të luajë gjatë mbrëmjes së sotme në ndeshje miqësore me kombëtaren e Danimarkës.

Futbollistët danezë për herë të parë kanë shkelur në kryeqytetin tonë të Prishtinës gjersa forcën reale të dardanëve do ta shohin në ora 19:00 në stadiumin prishtinas, Fadil Vokrri.

Para takimit të sotëm ka folur edhe sulmuesi i RB Leipzigut, Yussuf Poulsen, i cili ka pohuar se skandinavët mund të përfitojë nga takimi që në letër janë super favoritë.

Kombëtarja e Danimarkës

“Ndeshja kundër Kosovës është një mundësi e përsosur për të rihyrë në stilin e kombëtares dhe në të njëjtën kohë të fitojmë besim për kualifikimet e kampionatit evropian, ku të martën luajmë kundër Zvicrës”, tha shtatgjati për sport.tv2.dk.

Futbollistët danezë vlejnë 350 milionë euro, Christian Eriksen pothuajse sa dy herë Kosova
Lexo po ashtu Futbollistët danezë vlejnë 350 milionë euro, Christian Eriksen pothuajse sa dy herë Kosova

Danimarka e vendit të dhjetë do të ketë punë me ekipin që në renditjen botërore e zë vendin e 130-të, por kjo nuk do të thotë asgjë për sulmuesin.

“Mendoj se ne nuk duhet t’i ndajmë ekipet. Ndaj të gjithëve duhet të luajmë njëjtë dhe të luftojmë deri në fund. Nuk ka rëndësi nëse do të takohemi me Kosovën apo me Gjermaninë”, përfundoi Poulsen.

Formacionet e mundshme: Kosova - Danimarka
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Kosova - Danimarka

Ndryshe, Kosova kualifikimet do t’i nis gjatë ditës së hënë kur do të takohet si vendas me Bullgarinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori