LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët danezë vlejnë 350 milionë euro, Christian Eriksen pothuajse sa dy herë Kosova

Futbollistët danezë vlejnë 350 milionë euro, Christian Eriksen pothuajse sa dy herë Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës do të takohet në kuadër të një ndeshje miqësore me kombëtaren daneze në stadiumin prishtinas të “Fadil Vokrrit”.

Reklama

Danezët për herë të parë do të takohen me lojtarët tanë, ku këta të fundit renditen 120 pozita më poshtë se kundërshtarët e sotëm.

Sipas ueb-faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve, transfermarkt.de, vlera totale e lojtarëve skandinav është tetë herë më e madhe se e “Dardanëve”.

Përfaqësuesja e Kosovës

Në fakt, kombëtarja e Danimarkës kushton së bashku 347 milionë euro, përkatësisht lojtari më i vlefshëm i tyre, Christian Eriksen, kushton 90 milionë euro.

Në anën tjetër, gjithë lojtarët e përfaqësueses sonë kushtojnë në total rreth 47 milionë euro, apo rreth dy herë më pak se Eriksen që kërkohet nga Real Madridi.

Mbrojtje të çelikta dhe sulme efikase: Statistikat në dobi të kujt flasin, Kosova përballë Danimarkës
Lexo po ashtu Mbrojtje të çelikta dhe sulme efikase: Statistikat në dobi të kujt flasin, Kosova përballë Danimarkës
Formacionet e mundshme: Kosova - Danimarka
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Kosova - Danimarka

Kujtojmë se Danimarka suksesin më të madh në futboll e ka arritur në kampionatin evropian të vitit 1992, ku atëbotë ishin shpallur kampion.

Ndryshe, danezët kanë fituar edhe Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike të vitit 1906. /Telegrafi/

Vlera e futbollistëve të Kosovës (Foto Transfermarkt.de)

Vlera e futbollistëve të Danimarkës (Foto Transfermarkt.de)

Në trend Sport

Më shumë
Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ligat tjera
Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

Ligat tjera
Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

La Liga
Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Ligat tjera
Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

Premier League
Zaha në radhë për Superligën saudite, klubi i Ronaldos ka gati ofertën për ish-sulmuesin e Unitedit

Zaha në radhë për Superligën saudite, klubi i Ronaldos ka gati ofertën për ish-sulmuesin e Unitedit

Ligat tjera
Kalo në kategori