LAJMI I FUNDIT:

Postimi që tregon reagimin e maces ndaj Kurt Zoumas në ekranin televiziv është bërë absolutisht viral

Postimi që tregon reagimin e maces ndaj Kurt Zoumas në ekranin televiziv është bërë absolutisht viral

Një postim në Twitter që dukej se tregonte një mace duke shikuar Kurt Zouman duke luajtur për West Ham në TV tani është bërë virale pasi qendërmbrojtësi pak ditë më parë shkelmoi macen e tij që i kishte rrëzuar një vazo.

Reprezentuesi francez, i cili çuditërisht u fut në formacionin startues nga David Moyes gjatë fitores së tyre në Ligën Premier ndaj Watford të martën (8 shkurt), u detyrua të kërkonte një falje këtë javë.


Klubi gjithashtu premtoi se do të merrej me këtë çështje nga brenda pasi videoja u shpërnda në internet, e cila tregonte 27-vjeçarin duke shkelmuar macen e tij në kuzhinë.

Policia britanike dhe Adidas hetojnë edhe më tej rastin e shkelmimit të maces nga Kurt Zouma
Lexo po ashtu Policia britanike dhe Adidas hetojnë edhe më tej rastin e shkelmimit të maces nga Kurt Zouma

Në mënyrë të çuditshme, përdoruesi i Twitterit, Alistair Coleman, kishte bërë një shaka duke përfshirë kafshën e tij shtëpiake të shtunën (5 shkurt) gjatë ndeshjes së West Ham në FA Cup kundër Kidderminster.

Me një postim në Twitter që tregonte macen e tij të ulur para televizorit pasi Hammers humbën 1-0, ai shtoi një mbishkrim sikur të thoshte: “Shko në ferr West Ham, shaka absolute”.

Zouma shqelmoi macen që ia rrëzoi një vazo - kritika të ashpra ndaj mbrojtësit francez
Lexo po ashtu Zouma shqelmoi macen që ia rrëzoi një vazo - kritika të ashpra ndaj mbrojtësit francez

Pak çaste më vonë, macja vendosi putrën e saj në ekran ndërsa kamera zmadhonte Zouman.

Si West Ham ashtu edhe Zouma kishin lëshuar deklarata para ndeshjes të së martës, me klubin duke thënë se çështja do të trajtohet nga brenda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori