LAJMI I FUNDIT:

Postim i fuqishëm nga Jasir Asani pas fitores bindëse të Shqipërisë ndaj Çekisë

Postim i fuqishëm nga Jasir Asani pas fitores bindëse të Shqipërisë ndaj Çekisë

Jasir Asani ka bërë një postim fantastik në llogarinë e tij në Facebook, pas fitores 3-0 të Shqipërisë ndaj Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Ylli shqiptar e hapi llogarinë e golave pas vetëm nëntë minutash, duke realizuar një gol ‘bombë’ nga distanca.


Asani ka shkruar në rrjetin social se po shkojnë në Berlin, pasi në Gjermani do të mbahet Kampionatin Evropian në vitin e ardhshëm –  derisa u duhet vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin.

Notat e lojtarëve, Shqipëri 3-0 Çeki: Berisha dhe Seferi super, Asani dhe Asllani në nivel
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Shqipëri 3-0 Çeki: Berisha dhe Seferi super, Asani dhe Asllani në nivel

“Guess who is back… Berlin, na prit!”, thuhet fillimisht në shkrimin e tij.

“Fitore e madhe! Fitore e merituar! Ju e meritonit një dhuratë të tillë. Na mbështetët në çdo transfertë e në çdo ndeshje!”.

“Bashkë, do të ikim në Gjermani! Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe motivimin që na keni dhënë. Për Shqipërinë Jeto, Lufto, Fito”, përfundon shkrimi i Asanit.

Shqipëria i shënon tre gola Çekisë dhe merr fitore të madhe – kuqezinjtë me një këmbë në EURO 2024
Lexo po ashtu Shqipëria i shënon tre gola Çekisë dhe merr fitore të madhe – kuqezinjtë me një këmbë në EURO 2024

Ndërsa në intervistë për media, Asani ka thënë se që nga fillimi kanë besuar në këtë kualifikim.

“Unë mendoj se që ditën e parë kemi ardhur për një qëllim. Kemi lojtarë shumë të mirë, që po bëjmë shumë mirë. Kemi një staf mjaft profesionist dhe një meritë ka edhe presidenti, që ka bërë një punë shumë të madhe. Kemi ardhur këtu me qëllimin për të shkuar në Evropian dhe me këtë grup, jo vetëm Çekia, por nuk na mundin as kombëtare më të forta”, ka thënë mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori