LAJMI I FUNDIT:

Posti i presidentit ‘mollë sherri’ mes LVV-së dhe LDK-së, si të tejkalohet situata?

Posti i presidentit ‘mollë sherri’ mes LVV-së dhe LDK-së, si të tejkalohet situata?

Pozita e presidentit, e cila do të lirohet pas një viti është bërë ‘mollë sherri’ për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Person unifikues dhe jo politik, është kërkesa e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, si dhe të njohësve të rrethanave politike.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti i tha KosovaPress-it, se në përpjekjet për koalicion qeverisës me Vetëvendosjen për të balancuar pushtet, atyre iu takon pozita e të parit të shtetit. Për këtë pozitë u shpreh se i kanë njerëzit më të respektuar të shoqërisë.

“Ne kemi 30 vite që jemi themeluar dhe në shumicën e kohës kemi qenë në qeverisje. Nëse i shihni kuadrot që i ka propozuar LDK për pozitat më të larta shtetërore, për kryeministër, për kryetar të Kuvendit dhe president janë njerëzit më të respektuar të shoqërisë…duke pasur parasysh këto ne do t’i ruajmë standardet në çdo rrethanë”, thotë Hoti.

Kaq e sigurt për emërimin e një kuadri të LDK-së për president, nuk u shpreh për KosovaPress, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës thotë se edhe në arritjen e një marrëveshje të mundshme, jo domosdoshmërish i propozuari për presidenti duhet të jetë pjesë e LDK-së.

“Jo domosdoshmërish duhet të jenë kuadro të LDK-së. Ne e kemi shprehur të qartë se do të dëshironim që të kemi një person i cili paraqet unitetin e popullit. Bashkë me LDK-në do të angazhohemi që të gjejmë një person, kandidat ose kandidate i cili në mënyrën më të mirë do të paraqiste unitetin e popullit”, thotë Nagavci.

Se LDK ka kuadro për pozitën e presidentit e thotë edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, por thekson se varet se kush do të jetë dhe se a është njeri i besimit që të votohet.

“Sigurisht që LDK ka kuadro për president, por problemi është që kandidat të propozohen në kohën e duhur, jo tani kur është dikush tjetër aktiv dhe funksional me mandat kushtetues president aty. Varet a do të votohet, apo kush është ai. A është njeri i besimit jo vetëm i LDK-së, por edhe i partive të tjera. A po është njëri siç kemi pasur prej fillimit të kësaj republike”, u shpreh Baraliu.

Ndryshe thotë njohësi i rrethanave politike, Riza Smaka, për të është e pamoralshme që tash t’iu garantohen posti i presidentit.

“Emër mund të ketë, por nuk është e moralshme që qysh tash paraprakisht 1 vit më parë të garantohet posti i presidentit”, thotë ai.

Në diskutimet mes partisë fituese të zgjedhjeve, LVV dhe partisë së dytë, LDK për formimin e qeverisë është duke negociuar edhe pozita e presidentit. Përkundër që është raportuar se LDK në këto takime ka propozuar, Kujtim Shalën për president, këta të fundit e kanë mohuar një gjë të tillë.

Ndër tjerash është përmendur mundësia që edhe kryetari aktual, Isa Mustafa të merr këtë postë të rëndësishëm./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori