LAJMI I FUNDIT:

Pos TikTok-ut, Franca ndalon përdorimin e Instagramit, Twitterit dhe aplikacioneve të tjera në telefonat e punonjësve të qeverisë

Pos TikTok-ut, Franca ndalon përdorimin e Instagramit, Twitterit dhe aplikacioneve të tjera në telefonat e punonjësve të qeverisë

Franca ka ndaluar përdorimin “rekreativ” të TikTok, Twitter, Instagram dhe aplikacioneve të tjera në telefonat e punonjësve të qeverisë për shkak të shqetësimeve për masat e pamjaftueshme të sigurisë së të dhënave.

Reklama

Ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë, shkroi të premten në Twitter Ministria e Transformimit të Sektorit Publik dhe Shërbimi Civil, transmeton Telegrafi.

Franca ua ndalon TikTok-un punonjësve të shtetit
Lexo po ashtu Franca ua ndalon TikTok-un punonjësve të shtetit

“Për të garantuar sigurinë kibernetike të administratave dhe nëpunësve tanë civilë, qeveria ka vendosur të ndalojë aplikacionet rekreative si TikTok në telefonat zyrtarë të nëpunësve civilë”, tha ministri Stanislas Guerini të premten.

Ai shtoi se për disa javë, disa nga partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë të Francës kanë miratuar masa për të kufizuar ose ndaluar shkarkimin dhe instalimin ose përdorimin e aplikacionit kinez për ndarjen e videove TikTok nga administratat e tyre.

Sipas hartës, këto janë vendet anembanë botës që po e ndalojnë TikTok-un
Lexo po ashtu Sipas hartës, këto janë vendet anembanë botës që po e ndalojnë TikTok-un

Guerini tha se aplikacionet rekreative nuk kanë nivele të mjaftueshme të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave në mënyrë që të vendosen në pajisjet e administratave, duke shtuar se përjashtimet mund të jepen për arsye profesionale, siç është komunikimi institucional i një administrate.

Një varg qeverish dhe institucionesh kanë ndaluar TikTok-un në javët e fundit, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë, parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, administratën holandeze dhe belge, parlamentin e Zelandës së Re dhe qeveritë e Kanadasë, Indisë, Pakistanit, Tajvanit dhe Jordanisë. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Teknologji
Galaxy Z Fold 5 dhe Z Flip5 në Amerikën e Veriut mund të dal në treg në muajin gusht

Galaxy Z Fold 5 dhe Z Flip5 në Amerikën e Veriut mund të dal në treg në muajin gusht

Teknologji
Senatori amerikan prezanton një projekt-ligj që synon mangësitë e inteligjencës artificiale

Senatori amerikan prezanton një projekt-ligj që synon mangësitë e inteligjencës artificiale

Teknologji
Rrjedhjet e informatave shfaqin pamjet e Huawei Mate 50

Rrjedhjet e informatave shfaqin pamjet e Huawei Mate 50

Teknologji
Pixel Watch mund të fiket vetvetiu për t'u mbrojtur nga nxehtësia

Pixel Watch mund të fiket vetvetiu për t'u mbrojtur nga nxehtësia

Teknologji
Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori