LAJMI I FUNDIT:

Portali serb, Blic: Rita Ora publikoi fotografi që irritoi ndjenjat e serbëve

Portali serb, Blic: Rita Ora publikoi fotografi që irritoi ndjenjat e serbëve

Rita Ora arriti në Prishtinë ditën e djeshme, ku ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin kosovar.

E gjithë kjo në vigjiljen e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, të cilën ende nuk po munden ta kapërdijnë serbët.

Publikimet e fotografive të Rita Orës në llogarinë personale në Instagram, ku në fokus është Kosova, kanë bërë që të irritohen fqinjët tanë verior.

Sipas portalit serb, Blic mijëra serbë janë “çmendur” me një prej imazheve të këngëtares sonë, e cila kishte veshur një tutë me mbishkrimin Kosova, të cilën po e konsiderojnë si krahinë jugore të Serbisë.

“Para stuhisë, ne jemi më afër shfaqjes sime. Këto xhaketa janë bërë për një rast të veçantë dhe të gjitha të ardhurat nga shitjet shkojnë për qëllime bamirësie”, shkroi Ora.

Koncerti i Rita Orës përmes 50 fotografive fantastike
Lexo po ashtu Koncerti i Rita Orës përmes 50 fotografive fantastike

Qëndrimi i saj i ka mërzitur shumë serbë, të cilët nuk i kanë kursyer fjalët, duke i dërguar komente të tilla, si “Kosova ishte Serbi”, “duhet të edukohesh më shumë”, ndërsa nuk kanë lënë anash me fyerjet e tyre edhe sharjet në drejtim të fansave të këngëtares.

Ndryshe, pas përfundimit të koncertit ka udhëtuar drejt kryeqytetit britanik të Londrës, ku gjatë ditës së mërkure do të shfaqet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori