LAJMI I FUNDIT:

Policia thotë se dëshmitë në rastin e Ronaldos nuk janë zhdukur

Policia thotë se dëshmitë në rastin e Ronaldos nuk janë zhdukur
Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Twitter)

Policia e Las Vegasit citohet të ketë thënë se nuk janë humbur dëshmitë origjinale në hetimet ndaj Cristiano Ronaldos për rastin e përdhunimit të një femre në SHBA.

Hetimet janë rihapur pasi modelja Kathryn Mayorga ka folur për revistën gjermane Der Spiegel duke thënë se superylli portugez e kishte përdhunuar në një dhomë hoteli në vitin 2009.


Gazeta portugeze, Observador, e ka kontaktuar zëdhënësin e Departamentit të Policisë së Los Angelesit, i cili i ka përgënjeshtruar pohimet se dëshmitë nga hetimet e vitit 2009 janë zhdukur.

Lajmet për RONALDON
Lexo po ashtu Lajmet për RONALDON

“Dëshmitë nuk janë zhdukur, janë akoma po të njëjtat që i kemi grumbulluar në vitin 2009 dhe janë akoma në posedimin tonë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi Jacinto Rivera.

“Nuk mund të hymë në detaje të rastit. Akoma nuk është vendosur se kur do të flasim me Ronaldon, sepse ai është jashtë vendit”.

“Secilën herë që një krim hetohet, është e qartë se duhet të flasim me personin e akuzuar se e ka bërë krimin”, ka sqaruar ai.

Megjithatë, zëdhënësi e ka bërë të qartë se futbollisti i Juventusit nuk është paditur asgjë dhe ky mund të jetë vetëm një rast i grumbullimit të informacionit.

Në ndërkohë, avokatja e Mayorgas, Leslie Stovall, ka konfirmuar se dëshiron të bisedojë me disa prej ish-të dashurave të Ronaldos, sepse beson se ato do të ndihmojnë për të mësuar në lidhje me sjelljen e futbollistit që mund të jetë vendimtare për këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori