LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon një person nga Shkupi, u kap duke transportuar emigrantë nga Siria

Policia ndalon një person nga Shkupi, u kap duke transportuar emigrantë nga Siria

Sot rreth orës 05:00 në mëngjes, në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë policia ka arrestuar 22-vjeçarin M.A. nga Shkupi, pasi i njëjti u kap duke transportuar 5 emigrantë nga Siria.

“M.A. nuk është ndalur në shenjë të dhënë nga punonjësit e policisë, por pas masave dhe veprimeve të ndërmarra automjeti është ndalur, dhe M.A. është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.A. do të dorëzohet kallëzim penal në Prokurorinë kompetente”, shtojnë nga MPB.