LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon Alicia Keys për kontroll, fansat kalimtarë shfrytëzojnë rastin të fotografohen me të (Foto)

Policia ndalon Alicia Keys për kontroll, fansat kalimtarë shfrytëzojnë rastin të fotografohen me të (Foto)
Alicia Keys takohet me fansat gjatë kohës që Policia kryente kontrollin

Ajo që synonte të ishte një kontroll rutinë për makinën e saj nga Policia, u shndërrua në një foto-thirrje për Alicia Keys të shtunën.

Këngëtarja e ‘Butterflies’ u tërhoq me makinën e saj në Rio De Janeiro, ndërsa mbërriti në Santa Teresa, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja kishte shkuar Brazil për të performuar në një koncert, në Rio De Janiero.

Policia ndalon Alicia Keys në Rio De Janiero

E lumtur doli nga vetura e saj kur Policia dha urdhër për një kontroll, por përfundoi duke u mashtruar nga kalimtarët që vunë re se kush ishte ajo.

E lirshme dhe e freskët, këngëtarja qëndronte në hije ndërsa priste që policia të kontrollonte makinën e saj, vetëm për të tërhequr vëmendjen e fansave.

Alicia Keys takohet me fansat gjatë kohës që Policia kryente kontrollin

Këngëtarja e buzëqeshur dukej e lumtur të paraqitej në fotografi me të gjithë ata që donin të fotografoheshin me të, duke u grindur se cili do kishte nderin i pari të realizonte foto me të.

Ajo dukej elegante në një këmishë të zezë dhe pantallona, të mbuluara me një triko gri me vrima të prera përgjatë tij.

36-vjeçarja mbante një palë vathë të lidhur dhe flokët e saj rozë dhe portokalli, të injektuara në një grumbull gërshetash të kapura lart.

Gjithçka ka përfunduar me buzëqeshje, pasi edhe kontrolli policor ka qenë në koordinim me fansat, që ajo të ndalohej, në mënyrë që ata të realizonin fotografi.

“Brazili është një vend me shumë shpirt, energji, ndjenjë dhe kulturë” tha ajo.

Ylli vazhdoi: “Kur të kthehem prapa, mendoj se do të jetë e njëjta, e njëjta lloj dashurie dhe energji kremtimi. Kjo është ajo që ndjej për vendin, një nga vendet që pashë në botë ku njerëzit me të vërtetë dinë të shprehin ndjenjat e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori