LAJMI I FUNDIT:

Policia malazeze gjobit kosovarët, që nuk kanë paguar taksën turistike: Ju kemi paralajmëruar!

Policia malazeze gjobit kosovarët, që nuk kanë paguar taksën turistike: Ju kemi paralajmëruar!

Sot u bë e ditur se policia malaziase ka dënuar me një gjobë prej 40 eurove turistët nga Kosova që nuk kanë paguar taksën turistike, që është vënë nga Organizata Turistike e Ulqinit.

Kjo Organizatë kishte vënë një taksë që secili turistë i huaj që viziton këtë komunë duhet të paguaj taksën turistike 0.70 centë për 24 orë, derisa për fëmijë ajo kushton 0.35 centë për çdo ditë qëndrimi.


Dënimi i turistëve që s’e kanë paguar këtë taksën u bë në pikë kalimin kufitar në Sukobinë.

Aplikimi i kësaj takse dhe gjobitja në pikë kalimin kufitar në dalje të Ulqinit për Shqipëri ka bërë që të krijohen kolona të gjatë pasi që policia secilit udhëtarë që nuk ka paguar taksën u ka shqiptuar gjobën prej 40 eurove e të cilat duhet paguar menjëherë.

Zyra e Turizmit në Ulqin sqaron pagesën e taksës ditore, në të kundërtën pason gjoba prej 150 euro
Lexo po ashtu Zyra e Turizmit në Ulqin sqaron pagesën e taksës ditore, në të kundërtën pason gjoba prej 150 euro

Kjo taksë ka ngritur shqetësime të mëdha jo vetëm tek turistët, por edhe tek kompanitë e autobusëve të cilëve pas gjobitjeve të udhëtarëve, u kanë rënë në mënyrë drastike edhe numri i udhëtarëve drejt Ulqinit dhe të cilët thonë se nëse nuk ndalet kjo formë do t’i ndalin edhe autobusët për shkak të mungesës së udhëtarëve.

Qytetarët dhe kompanitë e autobusëve nga Kosova që në numër të madh kalojnë pushimet në Ulqin, kanë pasur vërejtje edhe në taksën prej 2.5 euro në Stacion të Autobusëve në Ulqin e po  ashtu edhe çmimet e peronizimit e parkimit të autobusëve që janë të larta.

Ulqini sqaron kosovarët për mënyrën e pagesës së taksës ditore, në të kundërtën pason gjoba
Lexo po ashtu Ulqini sqaron kosovarët për mënyrën e pagesës së taksës ditore, në të kundërtën pason gjoba

Shqetësuese po ashtu që nga paslufta është edhe sigurimi i automjeteve dhe që dy shtetet duhet të arrijnë një marrëveshje për sigurimin.

Zëvendësministri i Turizmit të Malit të Zi, Qazim Hoxha, ka sqaruar për Syri.net se taksa prej 0.70 centëve për çdo ditë duhet paguar nga turistët dhe që pronarët e shtëpive ku ata banojnë janë të obliguar t’i pajisin me pagesën e taksës turistike.

Ai tregoi se kanë bërë sensibilizimin e opinionit lidhur me këtë taksë.

“Jam i informuar se policia ka gjobitur turistët në pikë kalimin kufitar në Sukobinë, por turistët duhet të paguajnë taksën turistike. Do të shohim mundësinë  se çfarë do të bëhet”, tha zv. ministri i Turizmit të Malit të Zi.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori