LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Turizmit në Ulqin sqaron pagesën e taksës ditore, në të kundërtën pason gjoba prej 150 euro

Zyra e Turizmit në Ulqin sqaron pagesën e taksës ditore, në të kundërtën pason gjoba prej 150 euro

Të gjithë turistët që shkojnë për pushime në Ulqin duhet të regjistrohen si vizitorë, në të kundërtën nëse nuk e bëjnë këtë do të gjobiten. Kështu thonë në Zyrën e Turizmit në Komunën e Ulqinit, të cilët njoftojnë se gjoba për ta do të jetë 150 euro.

Kjo zyre ka kërkuar nga gjithë vizitorët se me të hyrë në këtë vend duhet të raportojnë tek qiradhënësi vendqëndrimin e tyre dhe të pajisën me kartonin identifikues, i cili behët për sigurinë e vizitorëve me një taksë prej 70 centë në ditë për të rritur ndërsa për fëmijë nuk është e obliguar taksa e banimit.


“Kjo është kryesisht për shkak të sigurisë së vetë vizitorëve, si dhe interesave të pronarëve. Obligimi ligjor është të regjistrohet një leje qëndrimi dhe shuma e tatimit 70 cent në Ulqin është më e ulëta në rajon”, thotë kjo zyre, përcjell Telegrafi.

Ulqini sqaron kosovarët për mënyrën e pagesës së taksës ditore, në të kundërtën pason gjoba
Lexo po ashtu Ulqini sqaron kosovarët për mënyrën e pagesës së taksës ditore, në të kundërtën pason gjoba

Zyra e Turizmit ka bërë të ditur se në rast se policia u kërkon kartonin e lejes së qëndrimit atëherë në mungesë të tij do të pasoj gjoba me 150 euro, kurse për qiraxhinjtë ulqinak dënimi do jetë nga 150 euro deri 500 euro, ndërsa për hotelet dënimi do të jetë nga 500 euro deri 3,000 euro, andaj turistët janë të obliguar që kartonin ta mbajnë me vete.

Aktualisht në Ulqin janë të lajmëruar rreth 22 mijë vizitorë nga 13 mijë që kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Verën e kaluar, autoritetet në Ulqin morën masa në sanksionimin e pronarëve të hoteleve që nuk regjistruan vizitorët e tyre. /Telegrafi/