Komuna e Ulqinit ka vendosur që shtetasit e huaj që qëndrojnë në Ulqin duhet patjetër të regjistrohen në Organizatën Turistike të kësaj komune duke paguar taksë prej 0.70 centë në ditë.
Zyra e Turizmit në komunën e Ulqinit e cila ka sqaruar procedurën e regjistrimit e cila sipas tyre po behët për shkak të sigurisë së mysafirëve dhe saktësisë, e aspak në dëm të vizitorëve sidomos atyre nga Kosova që i qëndrojnë besnik plazhit të Ulqinit.
Kjo zyrë e Turizimit ka kërkuar nga gjithë vizitorët se me të hyrë në Ulqin duhet të raportojnë tek qiradhënësi vend qëndrimin e tyre dhe të pajisën me kartonin identifikues i cili behët për sigurinë e vizitorëve me një taksë prej 0.70 centë në ditë për të rritur ndërsa për fëmijë nuk është e obliguar taksa e banimit.
Sipas tyre, ky vendim përpos që ka për qëllim sigurinë e vizitorëve, bëhet edhe për regjistrimin e saktë të statistikave sepse siç tha ajo qiradhënësit shumë herë nuk deklarojnë saktë numrin e vizitorëve që kanë pasur dhe kjo bënë që shifrat mos të jenë reale dhe të deklarohet numër më i paktë i vizitorëve sidomos atyre nga Kosova.
“ Në statistikat tona deri tani i kemi pas te padukshëm mysafiret nga Kosova dhe pse ata përbejnë 70% te numrit te mysafireve e gjithë kjo si pasojë e mos lajmërimit nga qiradhënësit e tyre, andaj kërkojmë nga qytetarët e Kosovës që në momentin që akomodohen në Ulqin të kërkojnë kartonin e paraqitjes me datën e saktë të vendosjes(nga data e ardhjes deri në ditën kur do ta lëshojnë Ulqinin) të cilët duhet ta paguajnë tek pronari ku janë ata të akomoduar qoftë në hotel apo edhe në shtëpi private e jo të humbasin kohë e të maltretohen në info-punktet për të paguar taksën. Në rast se ata nuk pajisen nga qiradhënësi me kartonin e kërkuar atëherë të lajmërojnë në info-punkte dhe policia do marr masat e duhura’ sqaruan në OT, duke shtuar se kjo është obligim ligjor që duhet ta bëjë secili turistë që nuk është banor i Ulqinit për sigurinë si të vizitorëve se ku janë akomoduar dhe qiradhënësve kënd e kanë akomoduar në objektin e tyre.
Zyra e Turizimit ka bërë të ditur se në rast se Policia Kufitare u kërkon kartonin e lejë së qëndrimit atëherë në mungesë të tij do të pasoj gjoba deri në 40 euro për ditë qëndrimi, kurse për qiraxhinjet ulqinak denimi do jetë 1000 euro, andaj turistët janë të obliguar që kartonin ta mbajnë me vete.
“Mos e lëshoni vend akomodimin tuaj pa i marr nga qiradhënësi kartonët e paraqitjes me datën e saktë , nga dita e ardhjes deri ne ditën qe e lëshojnë qytetin” thuhët në përgjigjen e Organizatës së Turizimit për KosovaPost, të cilët kujtuan se ky ligj ishte edhe më parë në fuqi,por që në pikën kufitare të Sukobinës, aty ku kalojnë shumica e qytetarëve nga Kosova, autoritetet e Ulqinit nuk e kanë zbatuar.
“Me pikat kufitare me Bosnje Hercegovinë , Kroacinë dhe Serbinë i kemi të rregulluara ketë çështje shume vite me pare, mysafiret nga Evropa dhe shtete tjera fqinje nuk ikin pa kartonë- paraqitje, sepse e dinë që do të dënohen, ndërsa me Sukobinën nuk e kemi zbatuar me parë edhe pse ka qenë në fuqi”.
Çmimi për taksën e banimit do jetë 70 centë në ditë për të rritur, 35 centë për moshat 12 deri në 18 vjeç ndërsa fëmijët deri në moshën 12 vjeçare janë të liruar nga pagesa e taksës për ditët e qëndrimin në Ulqin.
“Komuna e Ulqinit kërkon nga qytetarët nga Kosova që informacion ta marrin në hyrje të Malit të Zi – në infoPunktin e OT-se në piken kufitare të Sukobines, andaj kërkojmë ndjesë pet çdo keqkuptim nëse ka ndodhur. Mire se vini ne Ulqinin tuaj” thonë përgjegjësit e Turizimit në Ulqin.
Tema e realizuar nga Kosova Post është bërë më kërkesë të qytetarëve të cilët para pak ditësh u kthyen nga Ulqini dhe nuk ishin mirë të informuar nga ky vendim për taksë ditore, madje disa nga ta të mos informuar mirë nga qiradhënësit në Ulqin ishin te revoltuar për shkak se ishin të detyruar të bënin pagesën në info-punktet e vendosura, procedurë kjo e cila u merrte kohë. ‘Nuk është problemi për 0.70 centë pagesë, por ne kemi shkuar për të pushuar e jo të humbasim kohë duke kryer pagesa në punktet e vendosura’ tha njëri nga qytetarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës