LAJMI I FUNDIT:

Policia ka hyrë në disa gjykata në Stamboll

Policia ka hyrë në disa gjykata në Stamboll

Policia turke kanë hyrë në tri gjykata të mëdha në Stamboll në kërkim të më shumë se 170 të dyshuarve për tentim puçin që ka ndodhur në Turqi.

Policia ka filluar bastisjet në gjykatën e qytetit Caglayan dhe gjykatat në rrethe të Gaziosmanpasha dhe Bakirkej, ku ka një urdhër arrest për 173 prokurorë dhe punonjës të gjykatave, bëjnë të ditur mediat turke.


Ata akuzohen për lidhje me klerikun mysliman Fehtullah Gylen të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa tentim puçit ushtarak në Turqi më 15 korrik.