LAJMI I FUNDIT:

Policia italiane kap serbin që kishte kryer shumë vjedhje në argjendari dhe lokale tjera – për t’u futur brenda kishte hapur gropa nëpër dysheme (Video)

Policia italiane kap serbin që kishte kryer shumë vjedhje në argjendari dhe lokale tjera – për t’u futur brenda kishte hapur gropa nëpër dysheme (Video)

Policia italiane ka arrestuar serbin Sllaxhan Stojanoviqin, 40-vjeç, dhe dy shtetas italianë nën dyshimin se gjatë pesë viteve të fundit kanë kryer plaçkitje nëpër shtëpi private, butiqe dhe argjendari në Milano, duke hapur gropa dhe tunele në dysheme përmes të cilave kanë ikur duke shmangur ndezjen e alarmeve.

Mediat italiane dhe hetuesit e kanë quajtur këtë grup kriminal “Banda nga gropa”, pasi që në natën e 2 dhe 3 tetorit janë futur në një argjendari në Via Paolo Sarpijja, në një lagje të banuar me kinez në Milano, duke vjedhur stoli në vlerë prej 40 mijë eurove, transmeton Telegrafi.


Treshja duke përdorur mjete të ndryshme kishin hapur gropa në dysheme të lokaleve, prapa të cilave gjendej argjendaria të cilën kishin cak ta plaçkitin.

Dhe pasi që kishin arritur të futen, banda serbo-italiane kishte shmangur aktivizimin e alarmeve, shkruajnë mediat italiane. Por, është interesant se si atë natë policia i ndiqte nga pas, por treshja kishin arritur t’iu ikin me stoli që kapin vlerën e 40 mijë eurove.

Sipas të dhënave që i posedojnë hetuesit, Stojanvoqi kishte kryer vjedhje tjera gjatë vitit të kaluar, duke u futur përmes podrumeve dhe duke hapur gropa. Raportohet se treshja në një rast kishin hapur një tunel të gjatë, dhe brenda një butiku kishin vjedhur rroba që kapin vlerën e 120 mijë eurove.

Por ishin pamjet e filmuara të kamerave të sigurisë që ndihmuan policinë italiane të lokalizojnë “bandën nga gropa”, të cilët më pas i ka përcjell dhe arrestuar derisa kryenin një vjedhje në qendër të qytetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori