LAJMI I FUNDIT:

Policia i gjen organe njerëzore në valixhe – arrestohet çifti nga Anglia

Policia i gjen organe njerëzore në valixhe – arrestohet çifti nga Anglia

Një hetim për vrasje po vazhdon edhe sot, pasi policia në Angli kapi një burrë dhe një grua që bartnin “organe njerëzore” në një valixhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një grua në të 20-tat nga qyteti Birmingham dhe një burrë 30-vjeçar nga Wolverhampton, janë arrestuar pasi dyshohen për vrasje.


Two people have been arrested on suspicion of murder after suspected human remains were found in the Forest of Dean. The discovery was made last night and a large area remained cordoned off on the outskirts of Coleford, Gloucestershire.

Çifti u ndalua në një rrugë në qytetin Coleford të regjionit Gloucestershire të martën, pasi një oficer policie në terren hasi në dyshime dhe i pyeti për valixhen.

Mbetje të tjera të dyshuara njerëzore janë gjetur në rrethinën e pyllit, mirëpo kërkimi është përqendruar rreth zonës së Stowfield dhe përreth.

Two people have been arrested on suspicion of murder after suspected human remains were found in the Forest of Dean. The discovery was made last night and a large area remained cordoned off on the outskirts of Coleford, Gloucestershire.

Bëhet e ditur se dje një njësi e gjerë e policisë e ka ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa të dyshuarit mbeten në arrest./Telegrafi/