LAJMI I FUNDIT:

Polici egjiptian shtie mbi turistët, vriten dy izraelitë

Polici egjiptian shtie mbi turistët, vriten dy izraelitë

Tre persona, në mesin e të cilëve dy shtetas të Izraelit, janë vrarë në Aleksandri të Egjiptit, kur një polic egjiptian hapi zjarr mbi turistët izraelitë.

Raportohet se polici egjiptian krejt befasisht kishte hapur zjarr mbi turistët izraelit, derisa personi i tretë i vrarë është udhërrëfyesi egjiptian që ndihmonte turistët izraelit.


Mediat e atjeshme raportojnë edhe për një person të plagosur, ndërsa sulmi ka ndodhur në Aleksandri, ku e tërë lagjia është bllokuar nga policia.

“Autostrada e vdekjes” trupat e shpërndarë kudo – civilët e vrarë izraelit dhe ata të militantëve të Hamasit
Lexo po ashtu “Autostrada e vdekjes” trupat e shpërndarë kudo – civilët e vrarë izraelit dhe ata të militantëve të Hamasit

Sulmuesi është arrestuar nga policia, ndërsa ekipe të shumta të autoambulancave janë parë në vendin e ngjarjes.

Policia që shtiu mbi turistët, raportohet se ishte i obliguar të eskordoj autobusin me turistë – por ai në një moment hapi zjarr mbi ta. /Telegrafi/