LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi trajnohen për krimin ndërkufitar

Policia e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi trajnohen për krimin ndërkufitar

Policia kufitare e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë mbajtur një trajnim të përbashkët për rritjen e nivelit dhe kapaciteteve të policive të të tre vendeve, në parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

Sipas njoftimit të policisë së Shqipërisë, trajnimi në kuadër të masave të përbashkëta për rritjen e efikasitetit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, që mund të zhvillohet ndërmjet kufirit të tre vendeve pjesëmarrëse në këtë trajnim.


“Organizimi me iniciativë të IPA-s, Seksioni i Malit të Zi, me moton: “Servo per Amici”-“Shërbejmë përmes Miqësisë”. Në kuadër të patrullimeve të përbashkëta ndërmjet Policive Kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, me iniciativë të IPA-s, seksioni i Malit të Zi dhe nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, prej datës 19 – 21 korrik, në zonën kufitare ndërmjet tre shteteve, në (Plavë – Guci), po zhvillohet një trajnim 3 ditor për evidentimin e drejtimeve të mundshme ku mund të zhvillohet veprimtari e paligjshme, nëpërmjet zonave kufitare të tre shteteve, me qëllim ndërtimin e një strategjie të re të përbashkët, për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë ndërkufitare. Në këtë trajnim marrin pjesë punonjës Policie të DRKM Shkodër, njëkohësisht edhe anëtarë të IPA, seksi oni i Shqipërisë. Organizimi i këtij trajnimi nga IPA, seksioni i Malit të Zi, nuk ka vetëm për qëllim anën policore, por edhe anën miqësore të efektivëve të Policive kufitare të të tre vende dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes tyre”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori