LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës konfirmon koordinimin me FFK-në, tregon të gjitha masat që janë ndërmarrë për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës konfirmon koordinimin me FFK-në, tregon të gjitha masat që janë ndërmarrë për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar se në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe të gjithë akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izrealit.

Me datën 12.11.2023 në orën 20:45, në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja kualifikuese në kuadër të UEFA-s për kualifikime Euro 2024, në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe Izraelit, andaj përmes një komunikate të përbashkët, PK dhe FFK kanë njofttuar opinioni i gjerë se:


Në organizim të kësaj ndeshje me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), janë angazhuar si çdo herë FFK-ja, Policia e Kosovës (PK) për sa i përket aspektit të sigurisë, si dhe kompania e sigurimit privat për siguri në perimetrin e brendshëm.

Bazuar në bashkëpunim të ndërsjellë me FFK-në dhe të gjithë akterët relevantë, si dhe bazuar në informacionet dhe vlerësimet operacionale, është hartuar urdhri operativ policor i cili ka për qëllim:

Izraeli arrin në Kosovë nën masa të rrepta sigurie
Lexo po ashtu Izraeli arrin në Kosovë nën masa të rrepta sigurie

Sigurinë e përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes,

Shtimin e masave të sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike,

Ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet,

Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike,

Shtimin e masave të sigurisë paraprake dhe kontrollimin e turmave eventuale para, gjatë dhe pas evenimentit sportiv si në perimetër të stadiumit e po ashtu sipas nevojës edhe në qytet, sheshe etj.

Mbrojtja e jetës dhe pronës publike e private.

Shtimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të rrjedhjes normale dhe sa më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, përfshirë riorientimin e trafikut përgjatë kalimit të eskortave, ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, andaj kërkohet mirëkuptim i plotë nga qytetarët.

Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për qarkullim të automjeteve, lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj.

Përveç tjerash përfshihen edhe rregullat për hyrje në stadium, andaj nga qytetarët/pjesëmarrësit në stadium që kanë siguruar bileta kërkohet që të kenë parasysh dhe t’iu përmbahen rregullave të parapara duke përfshirë:

– Hapja e dyerve të stadiumit do të bëhet në orën 18:00, ku rekomandohet që ardhja në stadium të bëhet më herët, për shkak të shmangies së tollovive dhe krijimit të qasjes më të lehtë dhe të shpejtë në stadium.

– Kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e stadiumit.

– Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejohet parkimi në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).

Gjatë rrugës për në Kosovë, lojtarët e Kombëtares së Izraelit ikin nga autobusi pas alarmit për sulme me raketa
Lexo po ashtu Gjatë rrugës për në Kosovë, lojtarët e Kombëtares së Izraelit ikin nga autobusi pas alarmit për sulme me raketa

Ndërsa gjërat e palejuara përfshijnë:

Mjetet piroteknike,

Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,

Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,

Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,

Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),

Ombrella,

Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,

Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),

Kamera profesionale dhe video kamera,

Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.

Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe akterëve tjerë, është paraparë ndërmarrja e këtyre masave të nevojshme, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori