LAJMI I FUNDIT:

​Policia e KFOR-i dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit në shtimin e sigurisë

​Policia e KFOR-i dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit në shtimin e sigurisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti sot në takim njohës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas, me të cilin diskutoi mbi tema të ndryshme në interes të situatës së sigurisë në vendin tonë.

Në takim u rikonfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimit të shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Temë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet dhe patrullimet e përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun.

Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme. /Telegrafi/