LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston tifozit që sulmoi dhe gjakosi lojtarin e Sheffield Unitedit

Policia arreston tifozit që sulmoi dhe gjakosi lojtarin e Sheffield Unitedit

Policia ka arrestuar një burrë pasi kapiteni i Sheffield United, Billy Sharp, dukej se ishte goditur me kokë nga një tifoz në fund të humbjes së tyre në gjysmëfinale të “play-off”-it të Championship ndaj Nottingham Forest.

Skenat e turpshme ndodhën në fund të ndeshjes së dytë gjysmëfinale kur shpërthyen festimet pas fitores 3-2 të Nottingham Forestit me penallti ndaj ‘The Blades’, pasi ndeshja kishte përfunduar me rezultat përfundimtar 3-3 nga të dy ndeshjet.


Portieri i Forestit, Brice Samba, shpëtoi për mrekulli penalltinë vendimtare nga Morgan Gibbs-Ëhite duke shkaktuar një breshëri tifozësh që hynin në fushë në skena të egra.

Shpejt u shfaqën pamjet e një fansi të veshur me të verdhë të ndezur duke u drejtuar drejt Sharp përpara se ta godiste dhe ta rrëzonte në tokë.

Tifozët pushtuan fushën - ylli i Sheffield Unitedit mbeti i gjakosur nga sulmi ndaj tij
Lexo po ashtu Tifozët pushtuan fushën - ylli i Sheffield Unitedit mbeti i gjakosur nga sulmi ndaj tij

Sharp, i cili luajti për Forest në sezonin 2013/14, thuhet se kërkoi qepje pas incidentit.

Policia e Nottinghamshire ka konfirmuar se një burrë tani është arrestuar.

“Një 31-vjeçar është arrestuar me dyshimin për sulm në lidhje me këtë incident. Ai mbetet në paraburgim dhe do të merret në pyetje nga oficerët”.

“Kërkimet tona për rrethanat rreth incidentit janë duke vazhduar. Ne kemi folur me lojtarin në fjalë dhe po punojmë me të dy klubet që po na mbështesin me hetimin tonë”, ka thënë kryeinspektori i Policisë, Paul Hennessy. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori