LAJMI I FUNDIT:

Tifozët pushtuan fushën – ylli i Sheffield Unitedit mbeti i gjakosur nga sulmi ndaj tij

Tifozët pushtuan fushën – ylli i Sheffield Unitedit mbeti i gjakosur nga sulmi ndaj tij

Ylli i Sheffield United, Billy Sharp, mbeti i gjakosur pasi u sulmua nga një tifoz pas ndeshjes së dytë të play-off-it të Championshipit në Nottingham Forest.

Forest fitoi atë ndeshje të dytë me penallti, me tifozët që pushtuan fushën pasi panë skuadrën e tyre të siguronte një vend në finalen e Ëembleyt.


Trajneri i Sheffield United, Paul Heckingbottom tha pas ndeshjes se Sharp u lëndua gjatë futjes në fushë të tifozëve, aty ku lojtari i Blades mbeti i gjakosur.

“Është një sulm”, deklaroi Heckingbottom. “Ne kemi parë një nga lojtarët tanë të sulmuar”.

“Ai është i tronditur, i gjakosur, i zemëruar. Kjo do të hetohet”.

Ndërsa tifozët e Forestit nxituan në fushë, Sharp, një ish-lojtar i Forestit, u pa në vijën anësore në momentet pas humbjes së skuadrës së tij.

Ndërsa qëndronte në këmbë, Sharp u godit nga një tifoz i nxituar, i cili dukej se goditi me kraharor yllin e Blades.

Sharp u përplas në tokë ndërsa tifozi u largua me vrap.

“Klubi i futbollit Nottingham Forest është i tmerruar kur mësoi se ish-lojtari ynë, Billy Sharp, u sulmua duke u larguar nga fusha pas ndeshjes së sotme në The City Ground”, thuhet në deklaratën e Nottinghamit.

“Klubi do të punojë me autoritetet për të lokalizuar individin në mënyrë që ata të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, të cilat do të përfshijnë një ndalim të përjetshëm nga Nottingham Forest”.

“Klubi dëshiron gjithashtu t’i kërkojë falje personalisht Billyt dhe klubit të futbollit, Sheffield United”, përfundon deklarata e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori