LAJMI I FUNDIT:

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar.

Policia e Kosovës njofton se qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre.


“Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve që menaxhohen nga ministria, janë në gjendje të mirë.

“Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Por gjendja në rrugët e komunave malore mbetet tejet e rënduar për shkak të kapaciteteve të pakta për menaxhimin e sasive të mëdha të reshjeve./Telegrafi/